Amazon po teston skuadra me 30 orë punë në javë - Business Magazine Albania

Amazon po teston skuadra me 30 orë punë në javë


Amazon.com së shpejti do të nisë një program për të eksperimentuar me 30 orë punë në javë punonjësit e përzgjedhur. Programi do të ketë disa ekipe teknike të përbërë tërësisht nga punonjësit me kohë të pjesshme.

Këta punonjës me 30-orë do të marrin të njëjtat përfitime si punëtorët tradicionalë me 40-orë punë, por ata do të marrin vetëm 75% të pagesës që puntorët me kohë të plotë fitojnë. Aktualisht, kompania punëson punëtorë me kohë të pjesshme që ndajnë të njëjtat përfitime si punëtorët me kohë të plotë, por programi pilot do të ndryshojë një ekip të tërë, duke përfshirë edhe menaxherët, që do të punojnë me orë të reduktuara.

“Ne duam të krijojmë një mjedis pune që përshtatet me një orar të reduktuar dhe ende nxit rritje të suksesit dhe karrierës “, thotë një postim nga kompania në Eventbrite.com për një seminar informativ.”Kjo nismë u krijua me fuqi punëtore të ndryshme me mendjen se orari tradicional me kohë të plotë nuk mund të jetë një model që iu përshtatet të gjithëve.

Aktualisht, programi pilot do të aplikohet vetëm nga disa persona. Këto ekipe do të punojnë në produktet e teknologjisë, në burimet njerëzore të kompanisë, të hënën deri të enjten nga ora 10 paradite deri në 2 pasdite. Pagat e tyre do të jenë më të ulta se punëtorët me 40-orë punë, por ata do të kenë mundësinë për të kaluar me kohë të plotë në qoftë se zgjedhin.

Njoftimi vjen një vit pasi kompania u përball me kritika pas raportit të New York Times, e cila e përshkroi Amazon si një kompani që i inkurajon punonjësit për të punuar nga 80 orë në javë, ndërsa rrallë iu jepte pushime. Zëvendës presidenti i Amazon Jay Carney botoi një letër kundër-përgjigje në ‘Medium’ duke thënë se historia “keqinterpreton” kompaninë dhe kjo ofron perspektivën e Amazon.

Artikulli “ishte një goditje e madhe, i parë nga këndvështrimi i një punëdhënësi”, ka thënë Rita McGrath, profesoreshë në Columbia Business School, e cila fokusohet në strategji dhe inovacion. Ky program mund të jetë eksperimenti i fundit i kompanisë me mënyrat për të tërhequr talentet e larta, tha ajo. “Amazon si kompani vazhdimisht përpiqet për gjëra të reja. Ata dështojnë shumë, por ia vlen për të qëndruar inovativë.”

Shumë kompani, të tilla si Deloitte dhe KPMG, ofrojnë punë katër ditë në javë me orare fleksibël. “Shumë kompani kanë thënë që kanë dashur për të ulur orët e punës, por nuk e kanë bërë atë,” tha Ellen Galinsky, presidente dhe themeluese e Institutit te Familjes dhe Punës.

Galinsky shpreson se një kompani si Amazon, në qoftë se ajo me sukses aplikon programin, mund të ndihmojë thyerjen e tabuve lidhur me oraret e reduktuara. “Për një kohë të gjatë ka qenë një turp për të ulur orët e punës, apo punët me kohë të pjessshme.” tha ajo, pasi dukej si një devijim nga norma, sikur nuk jeni duke e bërë tamam punën.

Programi gjithashtu mund të ndihmojë për të përmirësuar diversitetin në Amazon, tha McGrath. Së bashku me firma të tjera të teknologjisë, Amazon nuk ka balancuar raportin femra-meshkuj të puntorëve, veçanërisht në fushat e lidershipit, ku meshkujt përbëjnë 76% të posteve udhëheqëse nëpër kompani. Një javë pune 30-orëshe mund të ndihmojë të inkurajojë më shumë punëtoret femra, të cilat kanë tendencë për t’u marrë më shumë me punë shtëpie dhe me kujdesin ndaj fëmijëve.

Amazon nuk ka komentuar nëse programi është një përpjekje për të ndryshuar stafin e saj. Por McGrath thekson se diversiteti i të punësuarve ka avantazhe pragmatike. “Amazon nuk është shumë e mirë në promovimin dhe mbajtjen e grave, dhe ironia është se baza e konsumatorëve të Amazon është shumë e ndryshme”, tha McGrath.

“Ajo ofron një mundësi për të trokitur në njerëzit që ju nuk do e bënit normalisht për shkak të mënyrës që strukturohet java juaj e punës,” tha ajo.

 

burimi: washingtonpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0