AllWeb Albania mirëpret Vladimir Vulic dhe Sokol Vladin - Business Magazine Albania

AllWeb Albania mirëpret Vladimir Vulic dhe Sokol Vladin


    
Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një eksperiencë prej 12 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrierën në disa kompani vendase dhe ndërkombëtare ka qënë gjithnjë i udhëhequr nga iniciativa dhe dëshira për të dhënë kontribut në zhvillimin e ICT në Shqipëri.

Sokol Vladi

Eksperienca 3-vjeçare në rolin e përfaqësuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri të zgjeruara të tregut ICT në rajon, ku ka luAllWeb-Albania-mirëpret-Sokol-Vladin-dhe-Vladimir-Vulic-business-magajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.

Eshtë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, studiues dhe njohës në nivelin ekspert i teknologjisë dhe informacionit, si dhe zotërues i disa çertifikimeve të njohura ndërkombetare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…

Një ndër synimet dhe prioritetet kryesore në rolin e tij mbetet zhvillimi dhe fuqizimi i sektorit të ICT në Shqipëri dhe kontributi i vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe iniciativave inovative.

 

Vladimir Vulic

AllWeb-Albania-mirëpret-Sokol-Vladin-dhe-Vladimir-Vulic-business-magVladimir është një menaxher, inovator dhe konsulent për mediat sociale. Ai ka punuar për klientë si “UNDP Montenegro”, ambasada Britanike në Beograd, Serbi; Ministrinë e Informimit të Shoqërisë dhe Telekomunikacionit (e qeverisë së Malit të Zi), Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit (e qeverisë së Malit të Zi),

Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb, Kroaci etj… Vanja është bashkëthemelues i OJF Digitalizuj.Me, një komunitet dixhital në përpjekje për të ndihmuar qytetarët e Malit të Zi për të kuptuar dhe për të realizuar mundësi emocionuese të reja për ndryshime sociale dhe të biznesit në mjedisin dixhital duke përqafuar mediat sociale dhe modele të reja të biznesit.

Që nga dhjetori 2011, Digitalizuj.Me pret një seri folësish – një ngjarje e rregullt mujore e cila përmban folës frymëzues, informativ dhe të pasionuar që ndajnë idetë e tyre për tema të cilat përfshijnë lidershipin, inovacionin social, zhvillimin urban, ndryshimin e menaxhimit, mediat sociale, startup-et, monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit etj.

Vladimir është Drejtori i Programit “Spark.me”, një nga konferencat më të mëdha të teknologjisë/biznesit të Europës Juglindore. Kjo konferencë është organizuar në Budva, Mal i Zi që nga viti 2013 nga Domain.ME, një kompani private në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit tё Malit të Zi -.ME.
AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Gjeni videot e edicionit të fundit në linkun AllWeb 2015 – VIDEOShttp://bit.ly/allweb2015

Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat 

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0