Alban Daci: Lider është ai që merr vendime të vështira! - Business Magazine Albania

Alban Daci: Lider është ai që merr vendime të vështira!

Dilema pas dilemave!
Rrotull dilemave, mbi dilemat e vetëm për dilemat!

Të gjitha këto nuk të ndihmojnë për asgjë, por të braktisin në në një gjendje të thellë pasigurie e dileme!
Të gjithë e dime çfarë do të thotë krijimi i një subjekti të ri politik e sidomos kur mendojmë se një gjë e tillë mund të ndodhë në realitetin shqiptar!
Të gjithë e dimë se çfarë sfidash të presin me një subjekt të ri politik!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodhë nëse një luan rrethohet i vetëm nga shumë higjena! Ama, Luani dallon nga kafshët e tjera, sepse edhe kur është i vetëm dhe i rrethuar, ai qëndron aty deri në fund dhe nuk ik!
Një lider është i tillë nëse beson tek vetja!

Një lider quhet i tillë nëse shpesh për ide dhe qëndrime sfidon edhe veten!
Lider është ai që kur te tjetër nuk besojne tek vizionet e vendimet e tij, ai jep shembull personal sfidë dhe qëndrestari.
Lider është ai që është një hap para ndjekësve të tij dhe shoqërisë ku jeton!

Lider është ai që merr vendime të vështira!
Lider është ai që lufton fortë për të realizuar atë që mendon të drejtë dhe të nevojshme për ndjekësit dhe shoqërinë!
Lider është ai që vepron pa marrë leje ndaj askujt!
Lider është ai që jep shembull për të tjerët me vendosmërinë dhe sakrificën e tij personale ndaj asaj që beson dhe e konsideron të drejtë!
Lider është ai që ec një hap para shumicës!

Lider është ai që shpesh nuk ka frikë të sfidojë e të përmirësoj veten!
Lider është ai që më vendimarrje dhe i bind ndjekësit t’a mbështesin për misione të përbashkëta!
Lider është ai që nuk pret zgjidhje nga koha, por shpesh e sfidon këtë të fundit!

Lider nuk është ai që frikën e shikon si justifikim për dështim e ndërkohë aksionin si dilemë për t’a shënuar kohën!
Lider është ai që më fjalën dhe prezencën e tij, në mënyrë karizmatike e të natyrshme imponon vullnet dhe vendimmarrje tek ndjekësit e simpatizantët!
Lider është të parashikosh motin, të marrësh çadrën me vete para se të zërë shiu në rrugë!

Lider është ai që e parashikon kohën edhe pak çaste para se të marr vendime!
Lider është ai që jeton për idetë e tij dhe këto të fundit i ka në shërbim të tjerëve!
Lider është mbi të gjitha ai që ka ide!

Lider është ai që ka koherencë në atë që thotë, mendon e vepron!
Lider është ai që mbi të gjitha ka respekt e frikë ndaj vetes përballë pasqyrës!
Lider është ai që njerëzit i ndanë në: kundërshtarë, miq, mbështetës, bashkëpunëtorë apo indiferentë.

Lider nuk është ai që në fillim ka dilemën e pastaj zgjidhjen, por ka vetëm zgjidhjen si mendim dhe pastaj dilemat sesi mund t’a bëj!
Lider është ai që dëgjon shumë, por në fund vendos atë që mendon vetë!
Lider është ai që opinionet e shumicës i ka si shumatore opsionesh për të bërë ose për të mos bërë diçka!

Lideri është lider!  shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0