A jeni gati për të qenë një sipërmarrës? - Business Magazine Albania

A jeni gati për të qenë një sipërmarrës?


Të bëhesh një sipërmarrës është një profesion i frikshëm dhe nuk është e thënë për çdo njeri.

Foundr janë dhënë arsyet pse ju duhet të filloni biznesin tuaj. Janë dhënë mjete dhe udhëzime për të siguruar që edhe ju të keni shansin më të mirë të mundshëm për të arritur suksesin që dëshironi, si një sipërmarrës.

Por sot ne iu pyesim: A jeni gati për t’u bërë një sipërmarrës?

E vërteta është se ka me qindra e mijëra njerëz që e quajnë veten sipërmarrës, por ajo që të gjithë kanë është një ide e madhe për të cilën ata flasin, por që nuk bëjnë asgjë me të.

Midis historive të suksesit dhe dështimeve, një gjë që ka qenë konstante gjatë çdo përvoje sipërmarrëse është kjo: rruga është e ashpër dhe e vështirë. Duke qenë një sipërmarrës kërkon një rezistencë mendore që njerëzit e zakonshëm nuk e kanë.

“Të fillosh një kompani të re kërkon një nivel të pabesueshëm angazhimi dhe vendosmërie për një periudhë shumë të gjatë kohore. Ju pak a shumë e keni të qartë kalendarin tuaj për 10 vitet e ardhshme dhe fokusoheni në vetëm një gjë – Biznesin tuaj “- thotë Aaron Levie, themelues dhe shef ekzekutiv i Box.

A jeni gati të mos humbisni kohë?

Thjesht vendos: zvarritja vret biznesin tuaj.

1

Ka shumë arsye se pse njerëzit i shtyjnë gjërat për më vonë, ata largohen nga plani i tyre i madh dhe dalin me një sërë arsyesh se pse ata kurrë nuk e fillojnë. Ndërsa pritja për kohën dhe mundësinë e duhur në treg është vetëm praktikë e shëndoshë e biznesit, sipërmarrësit e dinë se kushtet nuk do të jenë plotësisht perfekte.

Nuk është sekret se në botën e startup-ve ju do të punoni me orë të zgjatura dhe do të sakrifikoni gjumin për biznesin tuaj.

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se sipërmarrësit punojnë mesatarisht 52 orë në javë dhe shumë të tjerë pretendojnë të kundërtën duke punuar edhe më shumë.

Shumë sipërmarrës të rinj përpiqen të lundrojnë rreth problemit të humbjes së kohës duke pakësuar orët e gjumit në përpjekje për të marrë më shumë orë në ditën e tyre. Ndërsa kjo strategji mund të jetë efektive për studentët e kolegjeve, kjo nuk është diçka që ju doni t’a vazhdoni për një periudhë afatgjatë.

800px-effects_of_sleep_deprivation_svg

Në të vërtetë, pyetja nuk është në lidhje me të punuarit më gjatë apo më shumë, është për të mësuar se si të punoni në mënyrë të zgjuar dhe të jepni maksimumin e kohës që ju keni.

Caktimi i orareve është shoku më i mirë, por kjo nuk do t’iu ndihmojë shumë nëse nuk jeni rigorozë dhe të vetë-disiplinuar për t’i ndjekur. Lufta e vërtetë është t’i thoni vetes se kur të bëni një pushim dhe kur të merrni ditë pushimi nga puna.

Sipërmarrja nuk është vetëm një punë. Është një mënyrë jetese.

Ju së shpejti do të gjeni veten të përkushtuar në çdo moment për biznesin tuaj. Koha dhe përpjekja juaj do të jetë malli juaj më i vlefshëm; kjo varet nga ju për të vendosur se si t’a shpenzoni atë.

Jeni gati për biseda të vështira?

Ana e sipërmarrjes që askush nuk duket se flet është se sa e vështirë do të bëhet jeta juaj profesionale dhe personale.

Jeta juaj do të konsumohet nga biznesi juaj, kur ju nuk jeni duke punuar mbi të, ajo ndoshta do të jetë gjëja për të cilën po mendoni.

“Sukseset e kompanisë janë sukseset e mia, por dështimet e kompanisë janë dështimet e mia gjithashtu dhe unë lëndohem fizikisht kur gjërat shkojnë keq.” – thotë Kathryn Minshew, themeluesja dhe shefja ekzekutive e Muse.

Shumica e njerëzve nuk do t’a kuptojnë pse ju latë punën e qëndrueshme për të ndjekur një ëndërr, ata nuk do t’a kuptojnë pse ju vullnetarisht e vendosni veten në aq shumë stres dhe dhimbje dhe ata definitivisht nuk do t’a kuptojnë pse ju nuk mund të ndaloni së foluri në lidhje me të. Fjala e urtë mbetet e vërtetë “vetëm sipërmarrësit do i kuptojnë sipërmarrësit e tjerë”.

business-economic-businessmen-profit-graph-economic_downturn-78631887_low

Ju me shumë gjasa,do të humbisni ditëlindjet, eventet familjare dhe ngjarje të tjera të rëndësishme sociale për shkak të punës.

Nuk është çudi që gjithnjë e më shumë sipërmarrësit janë duke kryer kurse arti në mënyrë që të zhvillojnë të folurit e tyre në publik dhe aftësitë sociale.

Por, duke qenë një sipërmarrës nuk do të thotë që ju duhet të jetë vetëm i pasionuar për punën tuaj dhe asgjë tjetër. Nëse ka diçka që ju tërheq bëjeni atë pjesës të rëndësishme të jetës tuaj.

Përsëri unë nuk mund ta theksoj sa duhet rëndësinë që ka planifikimi si duhet i kohës tuaj. Koha e punës është për punë, në qoftë se dikush dëshiron të flasë me ju në lidhje me biznesin atëherë caktoni një kohë për të.

Meditimi është një mënyrë e madhe për lehtësimin e stresit dhe jetesës tuaj plot tension. Duke e bërë meditimin, si pjesë e rutinës së mëngjesit me siguri do të merrni përsëri hapësirën e duhur.

Kaloni disa orë në ditë me miqtë dhe familjen tuaj, do të bëjë mrekulli për shëndetin dhe punën tuaj. Mbani mend, ju jeni shefi i vetes tuaj tani. Ju mund të zgjidhni se çfarë ore të punoni dhe çfarë të bëni, mos harroni që të ndani pak kohë me njerëzit që iu mbajnë me këmbë në tokë.

A jeni gati të punoni në ekip?

A e dini se çdo gjë është e mrekullueshme kur jeni pjesë e një skuadre?

Të punosh në grup është më mirë sesa të punosh vetëm.

pivotKa një filozofi që praktikisht ndiqet nga sipërmarrësit në mbarë botën. Është e njohur si “Produkti minimal praktik”. Një filozofi që dekreton se një produkt, transportohet shpejt dhe përditësohet shpesh.

Sipërmarrësit papërvojë gënjejnë veten e tyre duke besuar se ata mund t’i bëjnë të gjitha vetë.

Tani kemi dëgjuar shumë histori për sipërmarrës që janë bërë të suksesshëm vetë. Por ajo që ne nuk dëgjojmë janë heronjtë e palavdëruar në hije. Mentorët, partnerët bashkëpunues dhe anëtarët e ekipit besnikë dhe mbështetës.

Ndërsa ka një thënie: pas çdo mashkulli të suksesshëm ekziston një femër e madhe. Në botën e biznesit: pas çdo lideri të madh është një ekip i madh. Pra, bëjini një nder vetes dhe gjeni një ekip të mirë.

Rrethojeni veten me një ekip të madh dhe ndërtojeni këtë ekip ngadalë “, -thotë Sheila Johnson, themeluese dhe CEO i Hotel & Resorts Salamander.

Siç e kam përmendur më parë, vlera e të paturit një ekip të madh është që të ketë njerëz që ju mund t’iu besoni dhe t’iu shtyjnë më tej.

Bashkë-themeluesit kanë më shumë gjasa për të financuar më shumë se themeluesit e vetëm dhe kanë një shans më të lartë për të qenë të suksesshëm se ata që janë vetëm. Edhe Han Solo i nevojitej Chewbacca.

chewie-han

Në botën e biznesit, është shumë e rekomanduar që ju të ‘qëlloni’ të parët

Edhe pse për të gjetur një bashkëpunëtor mund të jetë e vështirë, mendojeni atë si një investim me vlerë për të ardhmen tuaj. Gjetja e ekipit të duhur, të cilit mund t’i besosh dhe ku mund të mbështetesh është një mrekulli për ju dhe biznesin tuaj.

A jeni gati për të dështuar?

Frika e dështimit është shumë e vërtetë për të gjithë, gjithnjë e më shumë për sipërmarrësit. Dështimi mund të shihet si e kundërta e plotë e suksesit, një oshëtimë që duket se bërtet: “ju nuk jeni mjaftueshëm të mirë”.

Dështimi është absolutisht i pashmangshëm kur është fjala për të qenë një sipërmarrës. Rregulli i përbashkët është se nga dhjetë startup-e, tre ose katër do të dështojnë plotësisht, tre ose katër do të kthejnë investimin fillestar dhe vetëm një ose dy do të sigurojnë kthimin e konsiderueshëm.

Por a e dini se dështimi konsiderohet një simbol i nderit në botën sipërmarrëse? Kjo është konsideruar si një kërkesë shumë e nevojshme për sukses?

Për fat të keq ka histori të panumërta të sipërmarrësve që kanë dështuar në një mënyrë ose në një tjetër.

Për fat të mirë, ka edhe histori të panumërta të sipërmarrësve që shikojnë nga dështimi i tyre për të gjetur sukses.

Krijuesi i Foundr  Nathan Chan ka folur për frikën e tij të dështimit dhe se si ai në fund e mposhti atë për të ndërtuar një nga botimet kryesore të Australisë online.

Kathryn Minshew, themeluesja e Muse, ka humbur gjitha kursimet e jetës së saj në një projekt për shkak të një mosmarrëveshje në mes të saj dhe partnerëve të saj para se t’a fillonte dhe themelonte nga e para The Muse.

Drew Houston, bashkë-themelues i shërbimit të ‘file-sharing’ Dropbox, humbi tre vjet me vlerë të punës së vështirë dhe kursimet e tij në një përpjekje të dështuar para krijimit të Dropbox.

Çfarë kanë të përbashkët secili prej këtyre sipërmarrësve? Ata nuk e shohin dështimin si shenjë e kobshme e vdekjes së jetës së tyre. Dështimi nuk është fundi i rrugës, por një udhëzues i thjeshtë në rrugën e suksesit.

 

“Dy kërkesat më të rëndësishme për sukses janë: së pari, të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur dhe së dyti, të bësh diçka në lidhje me të.” – thotë Ray Kroc

Të jesh një sipërmarrës mbart rreziqe, por kjo është një biznes i çmendur që shpërblen ata që janë të vazhdueshëm, krijues dhe të guximshëm, mjaftueshëm për të lënë mënjanë frikën e tyre nga zhgënjimet dhe dështimet e kaluara dhe të punojnë për ëndrrën e tyre.

 

burimi: foundrmag.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0