Apple është “shfronësuar” zyrtarisht si mbreti i Wall Street, kur kompania deklaroi se ishte kundër luftës termonukleare.
Google ia kalon Apple si kompania më e vlefshme në botë me vlerë tregu të Martën pas një raportimi të ftimeve të larta tremujore të sezonit të pushimeve që e rritën çmimin e aksioneve 5% brenda natës.
Kur tregu i aksioneve u hap të Martën, Google pati një vlerë tregu prej 550.6 miliardë $, duke mundur pjesën e tregut të Apple me 529.1 miliardë $ për herë të parë në histori.
Rankimet përfaqësojnë më shumë se një fluktuacion të një lidershipi konstant. Është kulminimi i një ndryshimi të ngadaltë të mënyrën e të menduarit rreth asaj se cili gjigant i teknologjisë është më mirë i ekuilibruar për t’u rritur në pjesën e dytë të kësaj dekade dhe më shumë se kaq.
Rivaliteti i vjetër Apple-Microsoft, është zëvedësuar me atë të Apple dhe Google, të cilët filluan të konkurronin në lidhje me fitimet në 2008-ën kur Google prezantoi Android për të marrë terren nga iPhone i Apple.
Dhe nëse shikoni me kujdes rankimet që janë bërë gjatë kohës, mund edhe të jetë zëvendësuar me konkurrencën Google-Facebook.
A janë pas ditët e lavdisë së Apple?
Për më shumë se një dekadë, Apple ishte një forcë e pandalshme në botën e teknologjisë. Nën lidershipin e CEO-s së fundit dhe themeluesit Steve Jobs, kompania zbuloi suksesin e iPhone dhe iPad, të clat të dyja u shndërruan në biznese multimiliardere.
Muajin e kaluar gjithsesi, Apple ka zbuluar që shitjet e saj të përgjithshme mund të bien gjatë tremujorit të ardhshëm për herë të parë në histori prej 13 vitesh ndërsa kërkesa për iPhone ngadalësohet. Kërkesa për iPad ndërkohë, ka qenë në ulje për shumë tremujorë. Papritur, makineria historike e prodhimit të parave duket se po ngadalëson.
Apple ka gjeneruar pak më shumë gjatë tremujorit të fundit fiskal më shumë se Google ka gjeneruar gjatë të gjithë 2015-ës.
Apple ka më shumë cash të rezervuara, 200 miliardë $ plus, më shumë se ç’do të bënin bizneset ndonjëherë. Por Wall Street i vlerëson kompanitë bazuar në rritjen e ardhshme, dhe jo në rrugën që kanë lënë prapa.
Në këtë sens, Google ka një histori më të mirë, shfaqur potenciale për rritje.
Google vs Facebook
Vetëm pak orë para se Google të raportonte fitimet, Facebook ia kalon edhe Exxon Mobil që njëherë e njëkohë ka qenë në majë të Wall Street, në vendin e katërt të kompanive më të vlefshme.
Të dy bizneset, tashmë ndajnë një histori të ngjashme: kompani që rriten shpejt dhe drejtohen nga CEO themeluesë me rritje të qëndrueshme dhe që nuk dështon dhe me guxim për të gjetur “shpikjen” e radhës.
Nëse Apple fitoi duke krijuar pajisjet, me të cilat konsumatorët duan të shpenzojnë kohën e tyre, Google dhe Facebook janë duke fituar duke ndërtuar aplikacionet me të cilat ata konsumatorë duan ta shpenzojnë kohën në këto pajisje.
Ato mund të mos kenë atë shkëlqim të Apple, por kanë vëmendjen e miliarda përdoruesve.
/Mashable/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.