Zbulim i ri për metforminën, ilaçi i diabetit ndikon drejtpërdrejt... - Business Magazine Albania

Zbulim i ri për metforminën, ilaçi i diabetit ndikon drejtpërdrejt edhe në tru

Pas më shumë se gjashtë dekadash përdorimi, shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të ri se si vepron Metformina, një nga ilaçet më të përdorura për trajtimin e Diabeti i tipit 2.

Studiues nga Baylor College of Medicine, në bashkëpunim me ekipe ndërkombëtare, kanë zbuluar se metformina nuk vepron vetëm në mëlçi dhe në zorrë, siç mendohej deri më tani, por ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në tru.

Lexo gjithashtu: “Offline është luks!”, trendi që po i kthen shpinën rrjeteve sociale në 2026

Sipas studimit, ilaçi ndikon në një rrugë të rëndësishme biologjike në tru që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Autori i studimit, Makoto Fukuda, shpjegon se ndërsa më parë besohej se efekti kryesor lidhej me uljen e prodhimit të glukozës në mëlçi, tani po del në pah një rol i ri, shumë më kompleks.

Në qendër të këtij zbulimi është një proteinë e quajtur Rap1, e vendosur në një zonë të trurit të njohur si hipotalamusi ventromedial. Studiuesit zbuluan se metformina ul nivelin e sheqerit në gjak pikërisht duke frenuar aktivitetin e kësaj proteine në tru.

Për të testuar këtë mekanizëm, u përdorën minj të modifikuar gjenetikisht, të cilëve u mungonte Rap1 në këtë zonë specifike. Edhe pse u trajtuan me metforminë, nivelet e sheqerit në gjak nuk u përmirësuan, çka tregon se efekti i ilaçit lidhet drejtpërdrejt me këtë rrugë në tru. Ndërkohë, trajtime të tjera si insulina vazhduan të funksiononin normalisht.

Ky zbulim mund të hapë rrugë për trajtime më të avancuara në të ardhmen, duke ndryshuar mënyrën se si kuptohet dhe trajtohet diabeti, jo vetëm si një sëmundje metabolike, por edhe si një proces që lidhet ngushtë me funksionin e trurit.

ndtv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0