A duhet të konsiderohet inteligjenca artificiale një rrezik? - Business Magazine Albania

A duhet të konsiderohet inteligjenca artificiale një rrezik?


Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë janë duke u bashkuar në përpjekje të së ardhmes së inteligjencës artificiale.

Amazon, DeepMind e Google, Facebook, IBM dhe Microsoft do të punojnë së bashku mbi probleme si privatësia, siguria dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzve. I quajtur Partneriteti për Inteligjencën Artificiale, ajo do të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm.

“Kemi parë një zhvillim shumë të shpejtë të IA brenda një periudhe mjaft të shkurtër,” tha Prof Yoshua Bengio, nga Universiteti i Montrealit. “Kjo fushë sjell mundësi të mrekullueshme për kompanitë dhe organizatat publike. E megjithatë ajo ngre pyetje legjitime në lidhje me mënyrën se si po ecin këto zhvillime.”

Sjellja e të gjithë lojtareve më të mirë së bashku do jetë ‘mënyra më e mirë’ për të siguruar që të gjithë ne do të ndajmë të njëjtat vlera dhe objektiva të përgjithshme për t’i shërbyer të mirës së përbashkët”, shtoi ai.

Mungesë të dukshme në formacion bën Apple. Ajo ka qenë duke u diskutuar nga grupi për t’u bashkuar ‘së shpejti’, sipas një nga anëtarëve.

“IA ka potencial të madh për përmirësimin e shumë aspekteve jetësore, duke filluar nga shëndeti, edukimi, transporti, automatizimi i shumë proceseve. Shpresojmë në maksimizimin e këtij potenciali në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njerëz”, tha një nga studiuesit e Allen Institute të Inteligjencës Artificiale.

Ndërkohë që kjo lloj teknologjie po zhvillohet shumë, janë ngritur shqetësime në mënyrën se si do të përdoret ajo.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka thënë për zhvillimin e teknologjisë artificiale “Është potencialisht më e rrezikshme se armët bërthamore”.

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0