Amazon planifikon të shkatërrojë industrinë e supermarketeve

Amazon planifikon të shkatërrojë industrinë e supermarketeve dhe nuk do të ketë nevojë as për arkëtarë për t’ia arritur qëllimit


Gjigandi i teknologjisë po planifikon të zgjerojë dyqanet e tij të arkës Amazon Go në më shumë qytete vitin e ardhshëm, njoftoi Bloomberg të mërkurën.

Amazon fillimisht do të hapë dyqane me 2,000 deri në 10,000 metra katrorë, ose rreth madhësisë së një tregu të vogël. Por, kompania planifikon të hapë edhe supermarkete me rreth 30,000 metra katrorë me të njëjtën teknologji, pa arkë.

Dyqani i parë Amazon Go u hap në Seattle në vitin 2016 dhe kompania është zgjeruar ngadalë në qytete të tjera. Dyqanet pajisen me produkte sipas zgjedhjes së klientëve, por nuk kanë asnjë arkëtar. Në vend të kësaj, klientët ecin në dyqan dhe skanojnë telefonat e tyre për të njoftuar sistemin se ata ndodhen atje. Ata pastaj zgjedhin produktet që dëshirojnë dhe dalin jashtë. Kamerat, sensorët dhe teknologjitë e tjera të Amazon identifikojnë atë që blerësit kanë zgjedhur dhe automatikisht ngarkohen në llogaritë e tyre.

Lexoni gjithashtu:

Një punonjës i Amazon fiton lotarinë dhe e lë punën, por kompania mendonte se ai po bënte shaka

Megjithatë, dyqanet ekzistuese të Amazon Go janë të vogla, duke lejuar Amazon të ndjekë më lehtë klientët dhe të sigurojë që askush nuk bën vjedhje. Sipas raportit të Bloomberg, Amazon tani ka përmirësuar teknologjinë në një shkallë që beson se Amazon Go mund të aplikohet edhe në dyqanet me 30,000 metra katrorë, ose me të njëjtën madhësi të supermarketit tuaj lokal.

Ky është padyshim një lajm i keq për industrinë e dyqaneve ushqimore.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0