Instagram tashmë po e teston këtë në 7 shtete përfshirë Kanadanë dhe Brazilin, duke shfaqur në një postim vetëm disa emra të miqve, jo numrin e përgjithshëm të pëlqimeve. Ideja është që të parandalojë përdoruesit që të krahasojnë veten e tyre me të tjerët dhe të ndjehen rehat edhe nëse postimet e tyre nuk marrin aq shumë pëlqime.
Nëse Facebook vendos që të bëjë një test, ka të ngjarë ta bëjë këtë gradualisht dhe të tërhiqet nëse dëmton ndjeshëm përdorimin ose të ardhurat nga reklamat.
Në këtë fotografi shihet prototipi i fshehjes së pëlqimeve në Facebook.
Ky test në Instagram dhe Facebook, sinjalizon se mund të ketë ndikime pozitive në shëndetin mendor të përdoruesve.
Heqja e pëlqimeve në Facebook mund të ushtrojë më pak presion ndaj përdoruesve dhe t’i inkurajojë ata të postojnë më lirshëm dhe më shpesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.