Ende pa mbushur të 20-at dhe janë në rrugën drejt suksesit

Ende pa mbushur të 20-at dhe janë në rrugën drejt suksesit


Ende nuk i kanë mbushur të 20-at dhe janë në rrugën drejt suksesit. Ata kanë bërë krijime të ndryshme, kanë marrë çmime jashtë dhe premtojnë shumë në të ardhmen. Business Mag Albania dhe Business Mag Kosovo, janë gjithmonë në gjurmim të këtyre personazheve. Ndaj në këtë artikull, ne risjellim ne vëmendjen tuaj disa të rinj që ende nuk janë 20 vjeç dhe janë në rrugën drejt suksesit.

Esli Belshi,  fitoi vendin e dytë në botë, me projektin e saj në një konkurs shkencor ndërkombëtar në fushën e energjisë. Konkursi u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të Houston, në Texas/SHBA. Esli përfaqësoi Shqipërinë me projektin “Një dorë robot”. Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroi asaj një bursë studimi.

Lexo:  17 vjeçarja nga Cërriku zë vendin e dytë në botë me shpikjen e saj

Mario Alla  ka bërë të mundur krijimin e disa robotëve Mark.0 dhe Mark.1. Mario është i apasionuar pas teknologjisë, pasion që i ka lindur që në moshë të vogël. Së fundi ai ka marrë pjesë në kompeticone startup dhe në programe të ndyshme, siç janë “Ofiçina” dhe “SuperGeneration”. Kjo e fundit u zhvillua nga Albtelecom dhe Mario fitoi vendin e parë, duke fituar edhe një shpërblim 2000 euro.
Lexo:  Mario Alla, djali i robotikës nga “Harry Fultz”

Inis Neziri është vajza që bëri krenare Shqipërinë duke fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Dreri i Artë”. Përveç triumfeve që Inis shënoi në festivale të ndryshme në Shqipëri ajo suksesin e saj e kurorëzoi edhe në Rumani duke përfaqësuar Shqipërinë në një nga kompeticionet muzikore të mbajtura atje.
Lexo: Inis Neziri, prek suksesin ndërkombëtar në muzikë vetëm 17 vjeç

Endrit Rushiti ka lançuar aplikacionin e tij të ri “Applinka”. Në këtë aplikacion, nëpërmjet aktiviteteve si: ecja, vrapimi, mbjellja e pemëve, riciklimi, pastrimi i parqeve apo vendeve publike, ju mund ti sfidoni të afërmit dhe shokët për të garuar me këto aktivitete. E veçanta e këtij aplikacioni është se njerëzit mund të socializohen mes vete dhe ta mbajnë shëndetin e trupit në nivel gjatë pjesëmarrjes në këto sfida.
Lexo: Endrit Rushiti nga Kumanova, sjell aplikacionin që i sfidon njerëzit për mbrojtjen e ambientit

Kosova vazhdon të ketë numër të madh talentesh që po rriten në shtete të ndryshme europiane. Ndër ta është edhe Nuredin Rexhepi. Rexhepi ka një të veçantë që e bën tejet premtues në futboll. Aftësia e tij për të ekzekutuar gjuajtjet e lira e bën kosovarin si një David Beckham apo Juninho Pernambucano të futbollit gjerman.
Lexo: 13 vjeçari kosovar, që po shkon rrugës së David Beckham

Kokëfortësia dhe këmbëngulja kanë qenë bashkëudhëtarë të tij.  Është vetëm 20 vjeç. Quhet Xhon Norra dhe vetëm me një laptop ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online.  Marketingu Online dhe e-Commerce është fokusi i tij kryesor. Agjencia e tij ndihmon biznese jashtë Shqipërisë  me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. Xhoni merret vetë personalisht me të gjitha punët që kërkon kompania e tij. Klientët e tij janë të gjerë, madje edhe nga Zelanda e Re e SHBA.
Lexo: Vetëm 20 vjeç, kompania e tij ka klientë ndërkombëtarë

Renis Tusha prej katër vitesh është pjesë e Federatës Shqiptare të Boksit. Ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë ndeshje boksi dhe në dhjetë prej tyre është kthyer në Tiranë me fitore. Që në vogëli ka qenë i apasionuar pas boksit dhe prindërit nuk e kaluan pa u vënë re talentin e tij. Fillimisht shkonte në stërvitje boksi deri sa një ditë trajnjeri e vuri re potencialin e tij dhe e nxiste vazhdimisht për të vazhduar me tej.
Lexo: Renis Tusha, 17 vjeçari kampioni i boksit shqiptar

Hudi Shehu, është nga Memaliaj. Prej disa kohësh ai është përfshirë në projektin e familjes për të tregtuar veshje e aksesorë me një markë të tyren. Bluza, pantallona, atlete, kapele dhe çdo gjë rreth modës nën emrin “Gerid”. Produktet stampohen në Londër dhe në bashkëpunim me kushëririn e tij atje, po organizohet mundësia e tregtimit njëkohësisht në Shqipëri dhe Britani. Kjo mund të jetë hera e parë kur një produkt shqiptar lind dhe ka shanse të zhvillohet ndërkombëtarisht, pa u fokusuar në një treg lokal.
Lexo: Marka e re shqiptare e veshjeve që po menaxhohet nga 18 vjeçari

Françesko Lamçe është i riu që ka sjellë versionin e përditësuar të platformës Start Ad, por tashmë edhe me një emër të ri WebProm. Pasioni për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë një sipërmarrës dhe emër suksesi në tregun shqiptar reflektohet në punën e tij të palodhshme për të sjellë gjëra të reja dhe për t’u përmirësuar çdo ditë.
Lexo: WebProm, 18 vjeçari sjell platformën online për marketing dhe “vetëpunësim”

Besart Çopa djali nga Durrësi ka qenë shqiptari i parë që mori një bursë të plotë në një nga shkollat më të mira zviceriane në të gjithë botën, Leysin American School. Duke qenë se në Shqipëri ka shumë studentë të talentuar do të ishte e padrejtë të mos bëheshin pjesë e një arsimi cilësor për faktin se nuk janë në dijeni që ekzistojnë bursa ndërkombëtare. Me vendosmërinë e një të riu ai themeloi ASE (Albania Scholarship Efforts), ku ofrohen konsulta me studentët dhe prindërit për mundësitë e bursave në gjimnazet më prestigjoze në botë.
Lexo: Besart Çopa, 19 vjeçari që po ndihmon studentët shqiptarë të marrin bursa ndërkombëtare

Keni dëgjuar për kompaninë ndërkombëtare virtuale të një djalë shqiptar?! Një tjetër histori suksesi, i shtohet listës së të rinjve të talentuar shqiptarë. Ai quhet Erlin Kananaj dhe është nga qyteti i Durrësit. Gjithçka ka nisur në moshën tetë vjeçare. Për BusinessMag.al ai shprehet se ndryshe nga fëmijët e tjerë, që i shikojnë lojrat për t’u argëtuar, ai bëhej gjithmonë kurioz për anën teknike, si ishin ndërtuar këto lojra. Me orë të tëra kalonte kohë duke programuar dhe duke punuar fort, për të realizuar “ëndrrat e mëdha të një fëmije të vogël”.
Lexo: 17 vjeçari nga Durrësi, që krijoi kompaninë ndërkombëtare të Video Game

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana. Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më  i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.
Lexo: Dionisi, 5-vjeçari nga Tirana pranohet në organizatën botërore të gjenive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0