Endrit Rushiti nga Kumanova, sjell aplikacionin që i sfidon njerëzit për mbrojtjen e ambientit - Business Magazine Albania

Endrit Rushiti nga Kumanova, sjell aplikacionin që i sfidon njerëzit për mbrojtjen e ambientit


Endrit Rushiti sapo ka lançuar aplikacionin e tij të ri “Applinka”. Në këtë aplikacion, nëpërmjet aktiviteteve si: ecja, vrapimi, mbjellja e pemëve, riciklimi, pastrimi i parqeve apo vendeve publike, ju mund ti sfidoni të afërmit dhe shokët për të garuar me këto aktivitete.

Applinka, deri më tani është shkarkuar nga 7,000 përdorues.

E veçanta e këtij aplikacioni është se njerëzit mund të socializohen mes vete dhe ta mbajnë shëndetin e trupit në nivel gjatë pjesëmarrjes në këto sfida.

Sfiduesi vendos dhe një shpërblim, të cilin në fund të sfidës humbësi duhet t’ia paguajë fituesit, dhe kjo është pjesa zbavitëse.

Ekipi i aplikacionit Applinka ka marrë pjesë në dy gara. Fillimisht në një hackathon nga Fondi Europian i Ballkanit dhe pastaj në Garën Interkontinentale për aplikacionet mobile në Salzburg të Austrisë.

Në të dy garat ka dalë fitues.

Endriti planifikon që aplikacionin ta shndërrojë në një organizatë, për t’i inkurajuar njerëzit të ruajnë ambientin.

Ky është aplikacioni i dytë i Endritit, të cilin mund ta shkarkoni në Google Play. Më herët ai ka zhvilluar edhe aplikacionin ‘Movies Diary’, një ditar i filmave.

Aplikacioni të lejon të bësh një listë të filmave që keni në plan ti shikoni dhe në momentin që i shikoni mund të shkruani një vlerësim për atë film dhe ta ruani përgjithmonë në ditarin tuaj.

Pastaj mund të bësh krahasime me shokët rreth ndonjë filmi.

Aplikacioni ka mbi 5000 instalime dhe rreth 90% e përdoruesve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0