Inis Neziri, prek suksesin ndërkombëtar në muzikë vetëm 17 vjeç

Inis Neziri, prek suksesin ndërkombëtar në muzikë vetëm 17 vjeç


Prindërit e saj janë shumë të lumtur për çmimin e madh që Inisi mori në Festivalin Ndërkombëtar në Rumani. Pasioni dhe puna në muzikë po jep shpërblime të suksesshme për adoleshenten Inis Neziri. Vetëm 17 vjeç ajo fiton çmim e parë të Festivalit Ndërkombëtar “Dreri i Artë”.

Karriera e saj në muzikë po rritet përkrah moshës së saj. Inisi për herë të parë mori pjesë në spektaklin “Gjeniu i vogël 5”. Në spektaklin ku hodhi hapat e parë drejt skenës, Inisi fitoi çmimin e parë.

Pas triumfit të Gjeniut të vogël 5, ajo këndoi si e ftuar në Festivalin e 54 të Këngës në RTSH, në TvKLAN  gjatë speklakleve të ndryshme të këtij televizioni.

Vitin e kaluar, Inisi performoi në Festivalin e 56-të të këngës me “Piedestal”, ku fitoi vendin e 3-të.  Kjo këngë i solli suksesin në Rumani.

“Ftesa që ui afrua Inisit nga produksioni i Cerbul De Aur ishte një gëzim dhe emocion”, thotë Yla, mamaja e saj. “Nuk e njihnim këtë festival më parë. Tepër madhështor, me një staf gati-gati familjar, me një përgjegjësi të habitshme për artistët e tyre dhe një respekt të jashtëzakonshëm. Duke falenderuar stafin drejtues ajo vlerëson faktin që Inisi mori pjesë në atë festival prestigjioz dhe u njoh me njerëz të mrekullueshëm.

Inisi jeton në Tiranë dhe këtë vit do vazhdojë klasën e 11-të në kolegjin “The Indipendent”. Në objektivat dhe dëshirat e saj, është pjesmarrja tek Kënga Magjike, spektakël që Inisi e ka shumë për zemër.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0