WebProm, 18 vjeçari sjell platformën online për marketing dhe “vetëpunësim” - Business Magazine Albania

WebProm, 18 vjeçari sjell platformën online për marketing dhe “vetëpunësim”


Françesko Lamçe është i riu 18 vjeçar që ka sjellë versionin e përditësuar të platformës Start Ad, por tashmë edhe me një emër të ri WebProm. Pasioni për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë një sipërmarrës dhe emër suksesi në tregun shqiptar reflektohet në punën e tij të palodhshme për të sjellë gjëra të reja dhe për t’u përmirësuar çdo ditë.

WebProm është një platformë, e cila sjell risi në marketingun dhe “vetëpunësimin” online në Shqipëri. Kjo platformë prej një viti operon në treg, ku numëron mbi 15 biznese që reklamojnë aty dhe mbi 20 website, me të cilat bashkëpunon.

Platforma WebProm operon në dy drejtime:

  • Publikues – është llogaria që ndryshe quhet edhe VETËPUNËSIM. Në këtë llogari të gjithë personat që kanë një web, mund të tërheqin reklamat nga sistemi dhe t’i shfaqin në web-in e tyre, duke siguruar të ardhura mujore.
  • Reklamues – është llogaria që u dedikohet bizneseve. Platforma WebProm u ofron hapësirë  nëpërmjet banerave bizneseve që duan të promovohen në faqe të ndryshme.

Në këtë sistem, të gjitha procedurat kryhen online. Ju mund të shikoni çdo statistikë në kohë reale si: Sa veta e shikojnë apo e klikojnë dhe nga cilat vende dhe pajisje e kanë parë reklamën tuaj.

Reklamimi i bizneseve në këtë platformë bëhet ndërmjet banerave, WebProm përmes një bashkëpunimi me Bannersnack. Ky u ofron suport bizneseve në krijimin e banerave profesionalë.

Lexoni: Françesko Lamçe, 17 vjeçari që ka krijuar dy platforma online

Një nga pikat e tjera të WebProm është departamenti i Support. Ofrohet mundësia për të kontaktuar në disa kanale si: Chat Live 24/7, që ndodhet në platformë ose edhe në email apo nëpër rrjeteve sociale.
Gjithmonë është dikush aty për t’iu përgjigjur çdo problemi.

Të gjitha procedurat/pagesat bëhen online dhe janë të sigurta pasi faqja është e mbrojtur me certifikatë sigurie.
Pagesat kryhen nga platforma si PayPal ose nëpërmjet bankës, së shpejti edhe me Credit Cart.

Si mund të regjistroheni në WebProm?

Për t’u bërë pjesë e platformës, mjafton të regjistroheni në faqen zyrtare https://webprom.xyz/, ku plotësoni të dhënat që ju kërkohen dhe llojin e llogarisë që dëshironi të hapni. Gjithashtu, ofrohet një guidë trajnuese online për të gjithë ata që kanë probleme me aksesimin e funksionaliteteve në faqe, ku mund të gjenden video dhe materiale të tjera.

Për më shumë informacion klikoni në linkun: http://help.webprom.xyz/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0