Françesko Lamçe, 17 vjeçari që ka krijuar dy platforma online - Business Magazine Albania

Françesko Lamçe, 17 vjeçari që ka krijuar dy platforma online


Të rinjtë shqiptarë po fokusohen gjithnjë e më shumë tek vetë-punësimi, duke lançuar startup-e të ndryshme që i çojnë drejt suksesit. Ky është edhe rasti i këtij djaloshi 17 vjeçar që studion në gjimnazin jopublik “Mihal Ekonomi”, i cili pas lançimin të platformës School online, një platformë informacioni për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme duke ju mundësuar prindërve të dhënat e plota për ecurinë e arsimimit të fëmijëve të tyre, sjell platformën më të re Start Ad.

Për t’u njohur më shumë me Start Ad, BusinessMag zhvilloi intervistën e mëposhtme me krijuesin e saj, Françesko Lamçe.

BM: Françesko! Çfarë është Start Ad, mund të na flisni më tepër për të dhe si lindi ideja e krijimit të saj?

F: Start Ad është një  platformë marketingu online, e cila funksionon në dy drejtime, business dhe publikues. Çfarë është business dhe publikues?

Business – është një llogari që përdoret nga bizneset. Në këtë llogari bizneset krijojnë fushata reklamimi për një produkt ose shërbim që ofrojnë.

Publikues –  është llogaria që përdoret nga menaxhuesit e websiteve. Për të marrë reklama të bizneseve nga platforma jonë dhe për t’i reklamuar ato në web-in e tyre.

Në rastin kur dikush do të bashkohet me ne si publikues, duket të ketë një web brenda standardeve të klikuar. Së dyti, duhet të ketë një sasi trafiku të konsiderushme ditore të pastër dhe jo Froud. Dhe funksionon në bazë të një funksioni CPC (cost për click).

Përt t’u bashkuar me ne si biznes, duhet që biznesi të ketë një produkt ose shërbim për të reklamuar. Pagesa për reklamimin bëhet në bazë të klikimeve.

Kjo ide lindi nga një pasion për marketingun dhe një përvojë dy vjeçare me reklamimin online.

BM: Cilat janë shërbimet që ofron kjo platformë? Si përdoret dhe kujt i shërben Start Ad?

F: Një ndër shërbimet kryesore që na ofron kjo platformë është reklamimi. U ofrojmë bizneseve që të reklamojnë një produkt ose shërbimin e tyre online në faqet që kanë një sasi të konsiderushme vizitorësh në ditë. Nëse keni një website dhe arrini të gjeneroni një sasi trafiku ditor të konsiderushëm, dëshironi një platformë për monetizimin e website-it tuaj, atëherë ju ofrohet një zgjidhje: Start Ad, ose shkurtimisht i ofrojmë Web-ve një mënyrë për të fituar të ardhura duke marrë reklamat nga platforma jonë Start AD. Kjo platfromë mund të përdoret nga web-et dhe bizneset. Përdorimi është shumë i thjeshtë (Shqip dhe Anglisht).

BM: Cili është ekipi që po punon për këtë projekt momentalisht?

F: Ekipi për momentin përbëhet nga 3 pjestarë, 2 programues, menaxhuesi web-it edhe 1 ekonomiste.

BM: A ka platforma të ngjashme me Start Ad dhe cila është risia që ju sillni?  

F: Platfroma të tilla ekzistojnë, por ne sjellim një mundësi që bizneset të shpenzojnë më pak për të reklamuar dhe websitet që kanë reklamat tona të paguhen me një çmim më të lartë për “cost për click”.

BM: Pas projektit School online, ju sillni këtë platformë të re. Duke qenë një sipërmarrës i ri, si arrini t’i menaxhoni të dyja këto platforma njëkohësisht?

F: Projekti ‘’School Online’’ është ideja ime e parë, ku kam marrë pjesë në startup dhe kurse për biznesin dhe marketingun. Aty ku unë mësova se çfarë është biznesi dhe se çfarë do të thotë të jesh një sipërmarrës apo të kesh një ide biznesi. Deri tani platforma ‘’School Online’’ ka pasur një ecuri të mirë. Ka pasur marrëdhënie të mira me  institucionet shtetërore. School Online për momentin është aplikuar në 3 shkolla dhe është duke u testuar. Gjithashtu është përcaktuar si projekt pilot nga MASR.

Ndërsa platfroma Start Ad si projekti ime i dytë është i mirë planifikuar, gjithashtu është edhe pasioni im dhe sigurisht që mundohem të gjej kohën që t’i menaxhojë të dyja projektet.

BM: Çfarë synoni të arrini me këtë platformën Start Ad ? Pra, çfarë planesh keni për ta zhvilluar më tej.

F: Me këtë platfromë ne synojmë të arrijmë suksesin. Të kemi bashkëpunime me biznese dhe një bashkëpunim me WEBSITET më virale.

Ne kemi planifikuar që në UPDATE e radhes të sjellim risi të reja që për momentin nuk janë në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0