13 vjeçari kosovar, që po shkon rrugës së David Beckham - Business Magazine Albania

13 vjeçari kosovar, që po shkon rrugës së David Beckham


Kosova vazhdon të ketë numër të madh talentesh që po rriten në shtete të ndryshme europiane. Ndër ta është edhe 13 vjeçari Nuredin Rexhepi.

Futbollisti i akademisë së skuadrës të njohur gjermane, TSV Munchen 1860 është një nga lojtarët më premtues të kësaj skuadre, e cila dikur ishte pjesë e Bundesligës Gjermane.

Rexhepi ka një të veçantë që e bën tejet premtues në futboll. Aftësia e tij për të ekzekutuar gjuajtjet e lira e bën kosovarin si një David Beckham apo Juninho Pernambucano të futbollit gjerman.

Golat e tij kryesisht janë nga distanca dhe gjuajtjet e tij janë vërtetë të fuqishme.

Si lojtar i Munchen 1860, kosovari i ka shënuar gola të bukur edhe Bayern Munchenit të Baselit.

13 vjeçari

Indeksonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0