Kjo është puna më e kërkuar, sipas LinkedIn - Business Magazine Albania

Kjo është puna më e kërkuar, sipas LinkedIn


LinkedIn nxorri raportin e tij mbi vendet më të kërkuara të vitit 2018, duke treguar se inxhinieri DevOps ishte puna më e kërkuar, e ndjekur nga account executives dhe inxhinierët frontend, në vendin e dytë dhe të tretë.

Kjo punë ka kërkesë të lartë dhe paratë e tregojnë këtë. Sipas Indeed, postimet e punës për Inxhinierët DevOps u rritën me 91% ndërmjet vitit 2014 – 2017. Madje dhe paga mesatare arrin në 125,714$ për të njëjtat data.

Lexoni: 50 vendet më të mira të punës sipas LinkedIn

Sipas raportit të LinkedIn, inxhinierët DevOps janë gjithashtu vendet më të kërkuara në fushën e inxhinierisë, të ndjekur nga inxhinierët frontend dhe arkitektët cloud.

Pra, çfarë bën një inxhinier DevOps?

Termi “DevOps” është një ndërthurje e “Zhvillimit” dhe “Operacioneve”, dy role që janë jetësore për fushën e inxhinierisë softuerike. Shkurtimisht, termi i referohet mjeteve dhe praktikave që ndihmojnë inxhinierët të dorëzojnë dhe rregullojnë kodin më shpejt, shpesh herë shumë herë në ditë – një praktikë e paregjistruar nga Facebook dhe grupi i saj.

Më përpara, ekipet zhvilluese do të ndërtonin dhe testonin kodin, ndërsa ekipet operacionale do të vinin në funksionim dhe monitoronin kodin. Një inxhinier DevOps i bën të dyja dhe në përgjithësi mbart përgjegjësinë përfundimtare të zhvillimit, testimit, vënien në funksionim të kodit, monitorimit dhe përmirësimit të kodit.

Titulli relativisht i ri mund të jetë disi i paqartë dhe përgjegjësitë e pozicionit mund të ndryshojnë në kompani të ndryshme.

Në të vërtetë, inxhinierët argumentojnë se “DevOps” është më shumë një kulturë dhe mendim, në vend se një punë e vetme. Përgjegjësitë e një inxhinieri DevOps mund të përputhen me tipet e tjerë të inxhinierëve. Dhe si inxhinierët e tjerë të software, inxhinierët DevOps duhet të bashkëpunojnë me ekipin e tyre për të shkruar dhe ristrukturuar kodin.

Inxhinierët DevOps duhet të sigurojnë që softueri të funksionojë nëpër platforma të ndryshme, si dhe shpesh të testojnë dhe vendosin në punë kodin e tyre.

Lexoni: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn

Për t’u bërë një inxhinier DevOps, duhet të jeni në gjendje të përdorni teknologjitë me kod të hapur dhe mjetet e automatizimit, si dhe të keni aftësi të forta në testim dhe kodimin. Aftësi të tjera janë gjithashtu vendimtare, pasi filozofia DevOps kërkon më shumë bashkëpunim midis zhvilluesve dhe operacioneve.

Megjithatë, vetë koncepti i DevOps është bërë një tematikë mjaft e përhapur në Silicon Valley: Investitorët po vënë shumë para në startup-et DevOps që ndihmojnë ekipet e tyre të përfitojnë nga kjo qasje. Në këtë vrull, nuk është për t’u habitur që kompanitë po punësojnë edhe për talente DevOps.

Sa për pjesën tjetër: Inxhinierët Frontend ndërtojnë ndërfaqen e përdoruesve dhe aplikacioneve, e cila është një pjesë e rëndësishme e çdo ekipi software. Enterprise account executives menaxhojnë marrëdhëniet e biznesit me klientët e mëdhenj të një kompanie, e cila flet për rëndësinë e funksionit të shitjes.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0