AGCM gjobiti Apple me 5 milionë euro (5,7 milionë dollarë) për problemet që kanë ndodhur në modelet e ndryshme të iPhone 6 kur përdoruesit instaluan iOS 10, i cili u zhvillua për iPhone 7. Për shkak se iOS i ri kërkonte më shumë kërkesa për energji ata që e përdorën në iPhone më të vjetër kanë pasur fikje të papritur të pajisjes. Përditësimi nga kompania u lançua pa paralajmëruar konsumatorët se do të krijonte probleme me CPU në pajisjet e tyre me bateritë më të vjetra.
Lexoni: Nuk keni një diplomë universiteti? Kompani si Apple, IBM dhe Google nuk kërkojnë më një të tillë
Apple gjithashtu ka marrë një gjobë të dytë prej 5 milionë eurosh për arsye se nuk po u jep konsumatorëve informacionet e nevojshme për bateritë e pajisjeve të tyre, si p.sh jetëgjatësia mesatare dhe procedurat për mënyrën e ruajtjes dhe zëvendësimit të tyre.
Samsung gjithashtu po merr një gjobë prej 5 milionë eurosh (5.7 milionë dollarë) nga AGCM. Kur Samsung lançoi përditësimin e Android Marshmallow 6.0.1 – të përgatitur për Galaxy Note 7 e ri – ata që e instaluan atë në Note 4 zbuluan se firmware ishte shumë kërkues për telefonin, duke e çuar atë në mosfunksionim në raste të caktuara . Kjo bëri që njerëzit të paguajnë kosto të larta riparimi për të rregulluar telefonin, pasi Note 4 ishte prodhim i vjetër dhe jashtë garancisë.
Ndërsa problemi i Samsung Note 4 / Marshmallow OS nuk ishte aq i publikuar sa drama e ngadalësimit të Apple, ka shumë forume ku njerëzit flasin për problemet që hasën, nga bllokimi i baterive deri te problemet me lidhjen e internetit me shënime si “Note 4 i shkatërruar nga 6.0 .1”. Samsung nuk u tha njerëzve se diçka e tillë mund të ndodhte dhe ndërsa është e paqartë nëse Samsung e dinte ose duhet ta kishte ditur, qeveria italiane beson se ky është një problem dhe kompania nuk i ka informuar klientët e saj.
Lexoni: Si u prit eventi i Apple?
Raporti thotë se vendimet e të dy kompanive për të patur klientë që të instalonin përditësimet në telefonët e tyre të vjetër shkaktuan probleme serioze dhe reduktuan performancën duke përshpejtuar procesin e zëvendësimit të tyre.
burimi: Verge
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.