Ja cila është arsyeja pse dështojnë sipërmarrësit - Business Magazine Albania

Ja cila është arsyeja pse dështojnë sipërmarrësit


Nëse ndonjëherë keni mundësi të kaloni kohë cilësore me një sipërmarrës apo CEO vërtetë të suksesshëm, kapeni këtë mundësi. Kushtojini vëmendje. Bëni pyetje dhe më pas dëgjoni mënyrën se si përgjigjen.

Kur fillova karrierën si sipërmarrës, planifikova që të shpenzoja sa më shumë kohë të ishte e mundur me njerëz që tashmë kishin bërë gjënë që po bëja unë. Do të mësoja nga truri i tyre dhe do të merrja shënime. Ajo që mësova pasi takova shumë sipërmarrës është se ata më të suksesshmit kanë një pasion jashtëzakonisht të madh për biznesin e tyre dhe mund të bëjnë çdo gjë që përfshihet me të. Ata janë absolutisht paketa e përgjithshme: pra ata përfaqësojnë të gjithë lojtarët që shënojnë, tërhiqen, luajnë në mbrojtje dhe menaxhojnë topin. Kjo është ajo që i bën ata të suskesshëm.

Lexoni: 3 mite të famshme mbi sipërmarrësit

Unë kam takuar gjithashtu mjaft sipërmarrës dhe CEO, të cilët janë pushuar nga detyra apo kanë çuar kompaninë drejt rrënimit. Këta sipërmarrës “më pak të suksesshëm” gjithashtu ndajnë diçka të përbashkët. Dhe të gjithë kanë një të metë fatale që askush nuk ua tregon atyre.

Pse? Sepse ata e rrethojnë veten nga persona që nuk janë të drejtpërdrejtë me ta.

Sipërmarrësit “më pak të suksesshëm” kanë tendencë që të mos punësojnë askënd më të zgjuar se vetja. Ndoshta kjo është një gjë e egos së tyre. Ndoshta ata janë maniakë të kontrollit. E vërteta është, nuk ka rëndësi se cila është arsyeja – është një gabim i madh që përfundon duke u kushtuar më shumë sesa ia vlen.

Ju si sipërmarrës që jeni, qëllimi juaj duhet të jetë vlerësimi i punës së njerëzve që ju rrethojnë në biznes. Nëse e bëni këtë, atëherë biznesi juaj do të korrë shpërblime të mëdha.

Shumë CEO e rrethojnë veten me njerëz që nuk i sfidojnë aq sa duhet, gjë që menjëherë krijon një kulturë që të mos thuhet ajo që duhet thënë. Dhe meqë lidershipi fillon në krye, ajo që ndodh më pas, menaxherët janë të frikësuar për të dhënë feedback të mirë për njerëzit që administrojnë dhe njerëzit poshtë tyre kanë frikë të japin feedback të mirë për njerëzit me të cilët punojnë, e kështu me radhë.

Duke mos qenë i drejtpërdrejtë, ju po dëmtoni të tjerët

Këshilla ime për ju është të bëni të kundërtën. Mos pretendoni se jeni të përsosur për çdo gjë dhe nuk punësoni njerëz që janë më të zgjuar se ju. Nëse je personi më i mençur në dhomë, je në dhomën e gabuar. Nëse ju, si lider i kompanisë tuaj, keni njohuri më të specializuara mbi një departament të caktuar sesa personi që keni marrë përsipër të udhëheqë atë departament, ju jeni në telashe.

Lexoni: Richard Branson këshillon sipërmarrësit e rinj: “Just Do It”

Qëllimi për një sipërmarrës nuk është të krijojë një vakum që i bën të ndihen të fuqishëm dhe të suksesshëm sa herë që ecin në zyrë. Qëllimi është të ndërtojë një ekip njerëzish që dinë të sfidojnë njëri-tjetrin në mënyrat më të mira të mundshme.

Thjesht mos ngatërroni të qënit të hapur dhe të sinqertë me të qënit degradues dhe tepër kritik. Njerëzit me të vërtetë duan të dëgjojnë të vërtetën.

Kjo ndoshta nuk është gjëja më e thjeshtë, por do ju çojë juve dhe biznesin tuaj shumë larg.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0