3 mite të famshme mbi sipërmarrësit - Business Magazine Albania

3 mite të famshme mbi sipërmarrësit


Fjala ‘’sipërmarrës’’ përmendet shpesh në ditët tona. Çdokush është bërë një sipërmarrës. Ke një blog? Sipërmarrës. Ke një llogari në Instagram me shumë ndjekës? Bum, sipërmarrës.

Të jesh një sipërmarrës sot, është diçka e bukur, e thjeshtë dhe gazmore apo jo? Në fakt, nuk është aspak.

Të jesh një sipërmarrës i vërtetë, nuk është aspak e thjeshtë dhe shumicën e kohës është larg të qënit në qendër të vëmëndjës, harroni çfarë shihni në televizion.

Shumë mendojnë se po të jesh sipërmarrës mund të ngrihesh nga shtrati në orarin që dëshiron, nuk i jep llogari askujt dhe bën një mal me para. Nuk funksionon kështu.

1.Edhe pse nuk ke një shef, të duhet t’u përgjigjesh njerëzve.

Duhet të jesh shumë i disiplinuar për të qenë një sipërmarrës. Askush nuk është aty për të të mbështetur apo për të të inkurajuar. Të duhet të zgjohesh çdo mëngjes me dëshirën që digjet brenda teje.

Thjesht sepse nuk ke një shef, nuk të bën te mos kesh njerëz për t’u dhënë llogari. Të qënit sipërmarrës mbart shumë përgjegjësi mbi shpinë.

Rruga nuk është gjithnjë e shtruar dhe ka raste kur do të dëshiroje më mirë të kishe vetëm një shef për t’iu përgjigjur.

2.Ideja që punon ‘’sipas orareve të tua’’ është një supozim i gabuar.

Sigurisht që ti zgjedh oraret më të përshtatshme për të punuar, por ideja që sipërmarrësit punojnë rreth 2 orë në ditë dhe më pas e kalojnë kohën në pishinën e tyre, me pije alkoolike, është diçka e pavërtetë.

Shumica e sipërmarrësve të suskesshëm, që nga ata fillestarë e deri te ata që bëjnë qindra miliona para, punojnë shumë më tepër madje se orari i zakonshëm i shumë njerëzve. Të ndërtosh një biznes është diçka shumë e vështirë, nuk ka asgjë të thjeshtë në këtë fushë.

3.Nuk do të bëhesh patjetër ‘’tmerrësisht’’ i pasur.

Po, disa sipërmarrës janë shumë të pasur. Të vjen në mëndje Jeff Bezos, i cili vlen qindra miliardë dollarë. Por për çdo Bezos, ka mijëra sipërmarrës që përpiqen të mbajnë ëndrrën e tyre gjallë dhe jetojnë mes vështirësish.

Nëse do që të bëhesh një sipërmarres thjesht për t’u bërë i pasur, do të dështosh që në nisje. Shumë biznese dështojnë dhe sipërmarrësit që janë vërtet të suksesshëm janë ata që mësojnë se të mirat financiare janë një produkt i krijimit të diçkaje që zgjidh probleme dhe plotëson nevoja.

Kërko gjithnjë ekselencën dhe nëse vepron siç duhet, paratë do të vijnë.

burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0