Jon Burkhart është folësi i parë kryesor, i konfirmuar i konferencës AllWeb

Jon Burkhart është folësi i parë kryesor, i konfirmuar i konferencës AllWeb


Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, AllWeb ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të tretë. Tashmë prej 2 vitesh si organizim, AllWeb është konferenca që i tejkaloi pritshmëritë duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas.

Jon Burkhart është folësi i parë kryesor i edicionit të tretë të konferencës së marketingut dixhital AllWeb që do të organizohet më 11 Tetor 2018, në Tiranë.

Jon është themelues i kompanisë së konsulencës së marketingut “TBC Global Ltd”, ku ai punon me markat dhe agjencitë për t’i ndihmuar ata të gjejnë mënyra me të vërtetë unike për të fituar dhe për të mbajtur vëmendjen e konsumatorëve të tyre. Ai është bashkë-autor i disa librave të vlerësuara ndërkombëtarisht mbi reklamat dhe marketingun si: “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”, “Hacker Maker Teacher Thief” dhe “Truly Ballsy Content”.

Lexoni: AllWeb 2018, konferenca dedikuar marketingut dixhital dhe Web-it

Si një folës kryesor, Jon ka folur në disa nga konferencat më të mëdha të marketingut në botë. Ai është një nga të paktët njerëz që ka qenë folës për 7 vite me radhë në “South By Southwest Interactive” (SXSWi), konferenca më e madhe në botë për teknologjinë dhe marketingun. Jon tani shërben në Komitetin e Programimit SXSWi.

Ai gjithashtu drejton Komitetin për strategjinë e përmbajtjes të SEAT, mbledhja më e madhe për drejtorët e marketingut dhe teknologjisë për ekipet sportive dhe sjell faktorin e përmbajtjes në “Cannes Lions”, një ngjarje globale për ata që punojnë në komunikimet krijuese, reklamat dhe fusha të ngjashme.

Një student i markave dhe përgjigje në kohë reale që nga ditët e para të Twitter, Jon ka bashkë-themeluar ”Urgent Genius”, blogu i parë në botë i dedikuar për krijimtarinë reaktive, në vitin 2010. Puna e tij është cituar nga “Rolling Stone”, “Fast Company” dhe “The Guardian”.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: Post AllWeb 2017 – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për të lexuar më tepër rreth folësve, programit, biletave dhe për vetë konferencën, klikoni këtu www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0