Puna, Punëdhënësi apo Paga – Cila është më e rëndësishme?

Puna, Punëdhënësi apo Paga – Cila është më e rëndësishme?


Nga Erald Pashaj

Në punën e përditshme hyjmë në diskutime në lidhje me punonjësit, sa të angazhuar janë përkundrejt kompanisë dhe punës. Punëdhënësit dhe drejtuesit shpeshherë fajësojnë punonjësit se nuk e duan punën. Sipas tyre zgjidhja është t’u thonë punonjësve: – Ta doni punën, se po nuk e deshët do largoheni nga puna. Pra një formë frikësimi për të ruajtur vreshtin që sipas tyre funksionon. Në fakt sipas meje nuk funksionon aspak dhe nuk jep asnjë rezultat. Përkundrazi, prodhon shtirje, fshehje dhe punë sipërfaqësore duke zhvilluar sindromën e të justifikuarit kur diçka nuk shkon mirë dhe fajësimin e palëve të tjera. Shkaktarët e këtij prodhimi skarco janë drejtuesit. Sigurisht që nuk janë të gjithë drejtuesit të tillë, por në parim ka dy situata klasike marrëdhëniesh midis punonjësve dhe punëmarrësve në vendin tonë:

1.      Ka punëdhënës/kompani ku punonjësit janë të përkushtuar, kanë angazhim të lartë, përpiqen dhe janë të ndjeshëm ndaj rezultateve dhe shqetësohen kur punët shkojnë keq, por edhe gëzohen kur rezultatet janë të kënaqshme.  

2.      Ka punëdhënës/kompani që punonjësit shkojmë në punë vetëm sepse duhet të marrin rrogën dhe çdo veprim që bëjnë është shumë sipërfaqësor sa për t’i mundësuar qëndrimin në punë.

Pyetja që na vjen natyrshëm është pse?

Një pjesë e madhe mendojnë se në kategorinë e parë janë ata individë që kanë paga të mira, kanë punë të lehtë ose thjeshtë patën fat që gjetën këtë punë. Në të vërtetë jo, nuk la lidhje as me pagën, as me punën e lehtë dhe as me fatin, por ka lidhje të drejtpërdrejtë me punëdhënësin, drejtorin dhe drejtuesit e mesëm, etj. Janë ata që bëjnë dallimin.

Drejtuesit shpalosin një vizion dhe i bëjnë njerëzit të ndjejnë realizimin e një misioni me punën e tyre. Drejtuesit transmetojnë vlera dhe ngrenë kulturën e punës. Ata bëjnë që njerëzit të përkushtohen me mish e me shpirt për punën dhe rezultatet.

Por ka edhe drejtues pa vizion për të ardhmen, pa mision, pa vlera, që nuk dëgjojnë, që mburren se çdo gjë e bëjnë vetë, që ofendojnë me zë ose pa zë, që çdo gjë e fillojnë dhe mbarojnë me çfarë do fitojmë sot, çfarë marifetesh do të bëjmë që të dëmtojmë ndonjë palë të tretë dhe që me disiplinë kuptojnë vetëm pse erdhe 5 minuta më vonë dhe pse u largove 10 minuta përpara. Këta punëdhënës nuk bëjnë askënd të lidhet me të, punën apo sipërmarrjen që ata drejtojnë. Njerëzit rrinë në këto punë vetëm sepse nuk gjejnë dot një punë tjetër dhe pas disa vitesh punë me këta punëdhënës marrin edhe ata të njëjtat zakone dhe nuk janë më në gjendje të ndajnë vlerën nga anti-vlera. Në qoftë se qëndrimi në këtë gjendje zgjat disa vjet, atëherë edhe punonjësit bëhen të pavlefshëm dhe mbartës të kësaj kulture ose llumo-kulture.

Sa më shumë të zgjasë në kohë qëndrimi me punëdhënës të tillë, aq më shumë vështirësohet rikuperimi i kapacitetit të tyre dhe së bashku, punëdhënës dhe punëmarrës, krijojnë amalgamin e kompanive vjetërsira në pritje të fikjes së plotë. Goditjen përfundimtare këto kompani e marrin kur në treg hyn një konkurrent energjik ose kur industria ku ata operojnë ndeshet me vështirësi qoftë edhe të vogla. Këto kompani nuk kanë kapacitete për të përballuar edhe puhinë më të lehtë, jo më vështirësitë dhe ulje-ngritjet normale të tregut. Kujtoni pak firmat “lider” në vitet ‘94-95 ose edhe ’05-’06, etj, sa prej tyre janë ende në treg? Shumë pak! Atrofizimi i kompanive fillon nga aksionerët dhe drejtuesit më të lartë. Ata janë suksesi ose dështimi.

Në qoftë se doni të jeni të suksesshëm, filloni rishikoni për kë punoni dhe drejtuesit që keni. Në qoftë se doni të ndiheni të plotësuar në një punë, por edhe jashtë saj, ndiqni ata drejtues që përçojnë vizion, krijojnë kauza për punën tuaj dhe transmetojnë vlera profesionale dhe sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0