Sikur të mos mjaftojë lajmi i uljes së lindshmërisë vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, numri i vdekjeve në vend është shtuar. Insitutiti Shqiptar i Statistikave raporton se në 2017 numri I vdekjeve u rrit 3.9% krahasuar me një vit më parë. Një lajm i tillë vë në pikëpyetje kushtet për një cilësi të shëndetshme jetese.
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vend. Gati 54% e vdekjeve erdhen nga grupi i sëmundjeve në aparatin e qarkullimit të gjakut. Brenda kësaj kategorie kryesojnë goditjet në tru (gati 33% të totalit) e ndjekur nga sëmundjet e zemrës (26 %).
Shkaktari i dytë kryesor janë tumoret. Ato shkaktuan mbi 16% të vdekjeve. Në këtë rast, problemet më të mëdha shëndetësore shfaqen në aparatin e frymëmarjes, sipas të dhënave zyrtare.
Në 2017-ën, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 22.232. Tek femrat numri i vdekjeve është rritur 5.1% në një vit ndërsa tek meshkujt 2,9 % më shumë se në vitin 2016) dhe për femrat 10.622 (5,1 % më shumë se në 2016).
Problemet e shtuara shëndetësore vitet e fundit po nxisin ndërgjegjësimin e publikut për të përmirësuar cilësinë e jetës, përmes kujdesit në ushqim e më shumë sport. Por, shifrat tregojnë se problemet shëndetësore po “vrapojnë” më shumë se shqiptarët.
Ju mund të lexoni edhe: Jeta e shëndetshme sipas Hetem Ramadanit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto