Lexoni: Cili është sekreti për një partneritet të suksesshëm?
Partneritetet me personat e famshëm nuk janë të mira për çdo markë – një partneritet i keq mund të zbehë një markë autentike, ose të shkatërrojë një njeri të famshëm. Por njoftimi i këtij muaji që “Beyond Meat” nënshkroi me Leonardo Di Caprio si një investues dhe përkrahës, duket si një veprim i përsosur.
Si kreu ekzekutiv i ndërmarrjes së bimëve me bazë në Los Angeles, unë kisha për të kapërcyer dyshimet e mia në lidhje me këtë partneritet, pasi ky nuk është një nga ato partneritetet e zakonshme. Në këtë artikull Business Magazine ju sjell tre nga mësimet e nxjerra nga një partneritet me person të famshëm:
- Partneri duhet të jetë i besueshëm
Disa vite më parë, gjatë një diskutimi të ideve, bordi ynë e identifikoi Leon si një profil ideal, i cili mund të ndihmonte që proteinat me bazë bimore të duken më të zakonshme.
Leo ka qenë një aktivist për mjedisin me shumë peshë për vite me radhë dhe ka ngritur themelin e tij gati 20 vjet më parë për t’u marrë me çështjet e ndryshimeve dhe ruajtjeve klimaterike. Ai ishte përshtatur tashmë me përfitimet mjedisore të zhvendosjes nga mishi i kafshëve tek produktet me bazë bimore, si Beyond Burger.
- Partneri duhet të ketë më shumë se nivelin e angazhimit të një “buzëqeshjeje dhe tweet-i”
Ndodhi që pasi Leo provoi prodhimet tona ne të fillonim të shqyrtonim për një mundësi për të punuar së bashku. Ai na dha përshtypje të dobishme për shumë aspekte të markës dhe ne kuptuam se kishte kuptim ta sillnim atë si një investitor dhe një përkrahës. Ne vazhdojmë të eksplorojmë bashkëpunimet që lidhen me punën e tij.
- Partneri duhet të ketë fuqinë për të ndihmuar në kapërcimin e një sfide
Ne duam të ndryshojmë perceptimin se proteina me bazë bimore është vetëm për vegjetarianët. Ne i duam vegjetarianët, por mundësia jonë më e madhe për rritje dhe ndikim qëndron në fitimin e atyre që hanë mishin. Kjo është një nga arsyet që e kemi nxitur kaq shumë “Beyond Burger” që të tregtohet në seksionin e mishit të dyqaneve ushqimore.
Mbështetësi ynë ideal nuk ishte mbështetësi i zakonshëm për të drejtat e kafshëve. Ne donim që dikush si Leo të ndihmonte në ngritjen e vetëdijes se ekziston një opsion i bazuar në bimë si “Beyond Burger”, si dhe për të modeluar ndryshimin e sjelljes thjesht duke shtuar më shumë proteina me bazë bimore në dietën e tyre.
Edhe pse sapo kemi njoftuar partneritetin tonë këtë muaj, ne kemi parë tashmë një imapkt. Njoftimi ynë për përfshirjen e tij në “Beyond Burger” theu të gjitha rekordet tona në median sociale – u pëlqeu më shumë se çdo postim tjetër në faqen tonë të Instagram.
Lexoni: Pamja ka rëndësi: Si të krijoni imazhin e përsosur të markës tuaj?
Dhe megjithëse aktualisht jemi të fokusuar në tregun e SHBA-ve, kërkimet tona ndërkombëtare – nga Bullgaria në Hong Kong – janë në fokus gjithashtu. Në fund të fundit, Leo është i njohur në mbarë botën – kështu që kur vendosim të zgjerohemi ndërkombëtarisht, presim që partneriteti ynë me të të jetë po kaq i vlefshëm.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.