Ja cili është biznesi që po rinjeh lulëzim në Shqipëri

Ja cili është biznesi që po rinjeh lulëzim në Shqipëri


Si kërpudhat pas shiut, biznesi i rrobave të përdorura po lulëzon në Tiranë prej disa kohësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rritje të fortë të importit të veshjeve të përdorura që prej 2012-ës, ndërsa operatorët e vegjël në treg shtojnë se konkurrenca në këtë sektor është rritur shumë.

Një biznes, që po rinjeh lulëzim, në një periudhë që konsumi mbetet i tkurrur, është i ashtuquajturi “Gabi”.  Sipas të dhënave zyrtare, tregtia e rrobave të përdorura po njeh një zgjerim të vazhdueshëm që nga 2012, duke arritur nivelet rekord vitin e kaluar.

Për 2016-ën, sipas të dhënave nga INSTAT vlera e importeve të veshjeve të përdorura është rreth 2.8 miliardë lekë, apo rreth 20 milionë euro, me një rritje prej 13%  krahasuar me një vit më parë.

Treguesit pohojnë se marzhi i qarkullimit të veshjeve të përdorura është tepër i lartë, duke bërë që tregu i pakicës të jetë minimalisht tre-katër herë më i lartë se vlera e mallit që hyn në doganë, çka bën që tregu i pakicës së gabit të arrijë në 60-80 milionë euro në vit.

Sokol Xhelili, i cili që nga 2013-a ka tregtuar rroba të përdorua, tha se rritja e kërkesës nga konsumatorët për veshje të përdorura ka bërë që të shtohet numri i operatorëve të vegjël në treg, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës për këto mallra, si dhe në shtrenjtimin e çmimit me shumicë të tyre.

Operatorët në tregun e rrobave të përdorura operojnë duke blerë mallin me kilogramë dhe duke e shitur me copë, duke gjeneruar kështu marzhe të larta fitimi. Çmimi për kilogramë për veshje të përdorura varion nga 400 lekë- 2000 lekë.

Ola, që administron një dyqan të veshjeve të kategorisë së mesme dhe të lartë në rrugën “Myslym Shyri” thotë se vitet e fundit shitjet kanë qenë shumë të dobëta. Krahas qendrave tregtare, që po marrin një pjesë të konsiderueshme të klientëve, dyqanet e rrugëve kryesore po ndiejnë konkurrencën edhe të Gabit. Konsumatorët janë gjithnjë në kërkim të çmimeve sa më të lira, duke rendur edhe drejt të përdorurave, thotë Ola.

Një tjetër biznes që po shënon rritje është edhe ai i këpucëve dhe sidomos atleteve të përdorura, për të cilat gjithsesi nuk ka të dhëna për importet nga INSTAT, por është e dukshme që numri i tyre, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera, sa vjen e shtohet. Shumë dyqane po ndryshojnë destinacion, duke u kthyer në tregtues të mallrave të përdorur.

Sipas të dhënave rreth 50% e tyre vijnë nga shteti fqinj Italia, por edhe nga vende të tjera si Kina, Gjermania dhe Turqia.

Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “Gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.

Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza.

Të dhënat afatgjata të INSTAT tregojnë se rritja e ndjeshme ka filluar pas vitit 2012, pikërisht kur kriza e pas 2009-s filloi të jepte efektet në konsum.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0