Si Steve Jobs mashtroi një sallë plot me njerëz dhe ndryshoi botën?

Si Steve Jobs mashtroi një sallë plot me njerëz dhe ndryshoi botën?


A keni mashtruar ndonjëherë një klient? Publikun? Mediat? Steve Jobs e bëri. Dhe ai e bëri atë për të ndryshuar botën.

Historia shkon në vitin 2007, kur Apple fillimisht paraqiti iPhone. Jobs e dinte se kishte një produkt që do të kishte një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit e përdorin teknologjinë – dhe gjithashtu do të kishte një ndikim të madh në fitimet e ardhshme të kompanisë së tij.

Lexoni: LIDHJA DASHURI-URREJTJE MIDIS BILL GATES DHE STEVE JOBS

Për fat të keq, Jobs kishte një problem të madh: iPhone nuk ekzistonte vërtet. Megjithatë, në Janar të atij viti, ai planifikoi të shfaqë iPhone-in për një audiencë në konferencën Macworld të kompanisë që përfshinte klientët, partnerët, mediat e teknologjisë … dhe botën. Gjithçka që duhej t’i tregonte ishte një model me të meta, të papërfunduar dhe disa ide të mëdha. Pra, çfarë bëri Jobs? Ai vendosi të mashtrojë audiencën e tij.

Sipas Shawn Knight, i cili shkroi për këtë histori në Techspot disa vite pas vdekjes së Jobs, iPhone në atë kohë ishte “i mbushur me gabime”. Çfarë lloj gabimesh?

“Për shembull,” shkroi Knight “, telefoni mund të luante një seksion audio ose video, por jo një klip të tërë pa ngecur. Nëse dërgonit një email dhe pastaj të shfletonit web-in, ajo do të funksiononte, por nesë bënit veprimin e kundërt ajo nuk do të punonte si më parë.”

Pa dyshim, Jobs kërkoi një zgjidhje që do të mashtronte audiencën. Ekipi i tij i zhvillimit krijoi një “rrugë të artë”, e cila ishte në thelb një procedurë e shkruar hap pas hapi, me karakteristikat që ai mund të tregonte në një mënyrë specifike në mënyrë që telefoni të mos funksiononte keq.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Zhvilluesit e iPhone ende nuk i kishin rregulluar problemet e mëdha me menaxhimin e kujtesës së pajisjes që shpesh shkaktonte një restart. Zgjidhja e punës ishte që Jobs të mbante disa iPhone-ë në skenë dhe të kalonte nga njëri në tjetrin kur kujtesa zvogëlohej.

Lexoni: Ke dëshirë të jesh i pasur? Steve Jobs dhe Mark Cuban iu këshillojnë të veproni kështu

Në fund, pas pesë ditëve të praktikimit të vazhdueshëm, demonstratat e 90 minutëshes shkuan pa probleme dhe Apple së shpejti do të bënte historinë. Ishte “praktikisht një mrekulli“, sipas një inxhinieri të Apple në atë kohë.

Sigurisht, nuk kishte asnjë mënyrë që Jobs të ishte plotësisht i sigurtë se të gjitha karakteristikat që ai premtoi në iPhone do të punonin aktualisht në botën reale. Por ai gjithnjë mbeti përpara me demonstratën e tij të rremë. Pse? Sepse ai besonte se po bënte gjënë e duhur.

A i mashtroni ndonjëherë klientët tuaj? Sigurisht që e bëni. Shpresojmë që po e bëni këtë edhe ju për arsyet e duhura.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0