1. Përgatituni
Bëhuni gati të ballafaqoheni me sfidat në prezantim – të produktit ose të shërbimit tuaj – tek klienti. Kjo nënkupton që ju duhet ta njihni produktin tuaj në detaje; ta njihni industrinë në të cilën punoni dhe ta dini se çfarë ofron konkurrenca juaj (dhe çfarë thotë konkurrenca për produktin tuaj).
2. Besoni
Besoni në produktin/shërbimin tuaj. Pa dyshim, ky është komponenti më kritik i çdo prezantimi. Kur diskutoni për zgjidhjet që i ofroni klientit, a jeni energjik? A tregon zëri juaj qartësi dhe entuziazëm gjatë prezantimit? A e tregon gjuha juaj e trupit entuziazmin? Nëse jo, duhet ta ndryshoni qasjen. Tek e fundit, nëse nuk jeni të pasionuar me produktin tuaj, si mund të prisni që klienti juaj të jetë i motivuar për ta blerë?
3. Ushtrohuni
Të dish “çfarë duhet bërë” dhe ta “bësh” (veprosh) janë dy gjëra të ndryshme. Atletët, muzikantët dhe profesionalistët e tjerë ushtrohen për përformancën e tyre. Këtë gjë duhet ta bëni edhe ju. Mbi të gjitha, të ardhurat tuaja varen nga aftësia juaj për ta ndihmuar blerësin – për ta parë si vlerë atë që ju i ofroni. Ushtrohuni me partnerin tuaj dhe merrni një reagim (vlerësim). Nëse nuk keni partner, atëherë ushtrohuni para pasqyrës (xhirojeni veten duke e bërë prezantimin e plotë).
4. Zbatoni
Kjo ka rëndësi të veçantë kur jeni i/e ri/re në shitje, ose kur nuk keni bërë prezantim për një kohë të gjatë. Ushtrimi është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm, mirëpo kjo është baraz me zero nëse nuk ballafaqoheni drejtpërdrejtë me klientin tuaj. Vetëm kështu do të merrni përvojë reale.
5. Përsosmëria
Mjeshtri i shitjes kurrë nuk ndalet së mësuari – nga përvoja e tij dhe nga përvojat e të tjerëve. Ai vazhdimisht është në kërkim të detajeve dhe korigjimit të vetes që të ketë përvojë më të mirë me blerësin dhe të arrijë rezultate më të mira.
Për sukses në shitje nuk keni nevojë për ndonjë dhunti të veçantë hyjnore. Ju keni talent, por ajo çfarë duhet të bëni është të përparoni me përkushtim, me disiplinë dhe me vetëbesim.
Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri
burimi: Telegrafi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.