Markat nuk duhet t’ia ulin vlerën kulturës, duhet të përballen shpejt me krizat, duhet të vendosin liderat e duhur dhe t’i trajtojnë punonjësit si mbështetësit e tyre, thonë ekspertët. Por ata thonë që kjo situatë mund të ishte shmangur.
Ja cilat janë disa leksione që kompanitë e tjera mund të mësojnë nga Uber dhe ish-CEO Travis Kalanick:
Gjatë një krize, reagoni shpejt
Në ditët e sotme, ku gjithçka është në lëvizje, kompanitë nuk mund të presin që problemet të zhduken vetë.
“Nuk ka një rrugëdalje të thjeshtë nga probleme të tilla si ato të Uber,” thotë Jeremy Morgan, anëtar i Lippincott. “Në këtë botë të hapur dhe transparente, zgjidhjet e lehta nuk bëjnë punë.”
Problemet e Uber dolën në pah vetëm kur Susan Fowler akuzoi kompaninë për diskriminim dhe ngacmime seksuale në muajin Shkurt. Kur kompania filloi të merrte veten si pasojë e një investigimi intensive, ishte tepër vonë. Ekspertët thonë se kompania jo vetëm duhet të kishte filluar të përmirësohej më shpejt, por Kalanick duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë.
Lexoni: Cila është arsyeja që e çoi CEO-n e Uber drejt dorëheqjes?
“Ata u treguan jashtëzakonisht të ngadaltë për t’u përballur me krizën e kompanisë,” tha Andy Gilman, CEO i CommCore Consulting Group. “Vetëm tani e kuptuan sesa rëndë ishte situata.”
Lidershipi është çelësi i suksesit
“CEO i një kompanie nuk është vetëm fytyra e kompanisë, por edhe shembulli më i rëndësishëm i një korporate. Mendimi që krijohet për CEO-n e një kompanie reflekton menjëherë në mënyrën sesi njerëzit e shikojnë kompaninë,” thotë Ben Ricciardi, CEO i Times10.
“Kalanick ishte toksik për Uber, me indiferencën e tij për problemet e kompanisë, e cila solli mosbesim tek klientët,” thote Susan Cantor, CEO e Red Peak Branding. “Dorëheqja e tij ishte lëvizja e duhur për Uber tani për tani.”
Shumë kompani vazhdojnë punën e tyre normalisht pasi CEO largohet, duke përfshirë Wells Fargo dhe skandalit të kartës së kreditit, Volkswagen dhe skandali në 2015 ose kur Steve Jobs u largua nga Apple.
Lexoni: Si të bëhemi një lider i mirë
Bëji punonjësit e kompanisë mbështetësit e tu
“ Problemet e Uber filluan kur kompania zhgënjeu punonjësit e saj. Duke u fokusuar në produktet dhe shërbimet e kompanisë, ajo harroi personat më të rëndësishëm që i sillnin kompanisë suksesin,” thotë Ben Ricciardi.
“Uber duhet t’i trajtojë punonjësit e saj më mirë dhe të investojë në strategji për bashkimin e komunitetit,” thotë Chris Allieri, themelues i Mulberry & Astor. “ Ndoshta mund të marri shembull nga konkurrenti i saj Lyft. Rasti i Uber na tregon se kompanitë nuk duhet të fokusohen vetëm në investimet për marketing ose të mblidhen për të komunikuar vetëm në raste krizash, por ata duhet të fokusohen në zhvillim e lidhjes me punonjësit e kompanisë.”
Investoni në frymën e kompanisë
Uber-it i mungonte fryma e përbashkët në kompani dhe tani po shihen pasojat.
“Në ditët e sotme, një kompani duhet të ketë një qëllim, por fatkeqësisht këtu Uber ka dështuar,” thotë Allieri. “Nëse Uber do të ishte fokusuar më shumë në çështje të lidhura me komunitetin, ndoshta nuk do të ishte këtu ku është.”
Kultura dhe bashkëpunimi në kompani është më i rëndësishëm se kurrë në ditët e sotme dhe klientët presin që kompania të ketë një kauzë dhe të shpërblejë altruizmin,” shtoi Cantor.
Burimi: businessinsider.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.