Një zëdhënës i kompanisë tha në kongresin e Barcelonës se telefoni do të dalë në shitje gjatë tremujorit të dytë të vitit, por pa dhënë datën e saktë. Por disa zëra thonë se shitja mund të nisë që këtë muaj me porositë e kryera më parë.
Në faqe thuhet gjithashtu se çmimi që pritet mund të jetë 48 euro deri në 70 euro. Kjo pajisje nuk do të jetë për SHBA-në.
Me pamjen pak a shumë të ngjashme me paraardhësin, Nokia ka sjellë modelin e ri jo me ekranin origjinal, 84×84, por me ngjyra. Megjithatë ka kapacitet interneti të kufizuar, me lidhje 2.5 G dhe do të punonte shumë ngadalë nëse përdoruesit përdorin 3G. Ka vetëm një kamera 2 megapiksel. Telefoni që ka shitur plot 126 pajisje deri në 2005, do të shitet nga kompania finlandeze, HMD Global.
burimi: insajderi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto