1. Sipërmarrësit besojnë në veten e tyre ndërsa ata që duan të bëhen të tillë mendojnë se çdo gjë sillet rreth tyre
Ata që duan të bëhen sipërmarrës mendojnë se biznesi sillet rreth tyre. Sipërmarrësit besojnë në veten e tyre, në ekipin e tyre. Ata e dinë se nuk mund ta bëjnë këtë vetëm, se ekipi i tyre është thelbësor për rritjen dhe suksesin e biznesit.
2. Sipërmarrësit vazhdojnë përpara ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës vazhdojnë të ankohen
Guy Kawasaki, themelues i AllTop ka thënë, “Idetë janë të thjeshta. Implementimi është i vështirë.”
Sipërmarrësit i realizojnë gjërat, pa marrë parasysh sesa i vogël është hapi për të vazhduar përpara. Ata që duan të bëhen sipërmarrës gjithmonë kërkojnë për justifikime dhe ankohen kur gjërat bëhen të vështira për t’u vazhduar.
3. Sipërmarrësit nuk lejojnë që dështimet t’i ndalojnë ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës dekurajohen lehtë
Steve Jobs ka thënë dikur: “Jam i bindur se rreth gjysma e asaj që i ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga ata jo të suksesshëm është këmbëngulja e pastër.”
Sipërmarrësit vazhdojnë, mësojnë nga gabimet e tyre dhe punojnë për t’i zgjidhur ato. Thomas Edison vazhdoi duke punuar në zbulimin e llambës elektrike pasi dështoi rreth 1000 herë. Ata që duan të bëhen sipërmarrës dekurajohen lehtë dhe i lenë gjërat kur fillon vështirësia.
4. Sipërmarrësit synojnë të jenë më të mirët ndërsa ata që duan të bëhen të tillë synojnë të jenë të pasur
“Ndiq vizionin, jo paratë; paratë do të ndalojnë së ndjekuri ty.” – Tony Hsieh, CEO i Zappos
Sipërmarrësit punojnë që të bëhen më të mirët në industrinë e tyre, të lenë gjurmët e tyre në botë. Ata besojnë te pasioni i tyre para përfitimit. Paratë për ta janë thjesht një anë e përfitimet, një çmim që po bëjnë një punë të mirë. Ata që duan të bëhen sipërmarrës punojnë vetëm për para.
5. Sipërmarrësit punojnë fort për biznesin e tyre ndërsa ata që duan të bëhen të tillë punojnë fort për imazhin e tyre
Sipas Thomas Edison, “Gjeniu është 1% frymëzim dhe 99% djersitje”.
Sipërmarrësit punojnë fort për ta bërë të suksesshëm biznesin e tyre. Ata janë shumë të zënë me punën për t’u shqetësuar se çfarë të tjerët mendojnë për ta. Ata që duan të bëhen sipërmarrës nuk kanë durim për të punuar në biznes. Ata kërkojnë për rrugë të shkurtra dhe preferojnë të kalojnë kohën e tyre duke i bërë njerëzit të mendojnë se ata janë tashmë një sukses.
6. Sipërmarrësit punojnë për të marrë atë që kanë nevojë, ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës presin që ajo t’iu jepet
“Çdo moment është moment i mirë për të nisur një kompani” –Ron Conway, Ivestitor startup-esh, Investitor “Ëngjëll”
Sipërmarrësit e vërtetë nuk presin për fonde apo burime shtesë që të nisin apo të vazhdojnë. Ata gjejnë mënyra sesi të rrisin kapitalin dhe punojnë për të marrë fonde shtesë. Ata që duan të bëhen sipërmarrës nuk bëjnë asgjë derisa marrin kapitalin që ata mendojnë se ju nevojitet për të nisur një biznes që nga fillimi.
7. Sipërmarrsit përshtaten me ndryshimet shumë shpejt ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës kërkojnë për takime
Kur ndodhin ndryshime në mjedisin e biznesit, sipërmarrësit janë në gjendje të përshtaten shpejt dhe shpesh të gjejnë mundësi tek ndryshimet, pasi është një mënyrë e mirë për të bërë diçka apo për të eksploruar në një treg të panjohur më parë. Ata që duan të bëhen sipërmarrës janë shumë të zënë për të diskutuar çdo aspekt të ndryshimit. Kështu që shpesh i lënë pas dore.
8. Sipërmarrësit përmirësojnë ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës i shtyjnë gjërat për më vonë
“Duhet t’i kushtosh vëmende se çfarë njerëzve u nevojitet dhe çfarë nuk është bërë ende.” – Russell Simmons, themelues i Def Jam
Sipërmarrësit nuk presin që ideja e përkryer t’iu vijë në mendje. Ata e dinë se nuk ka pse të jetë origjinale ose unike për ta bërë atë të suksesshme. Shpesh ideja më e mirë është mbushja e hapësirave ose nevoja për të përmirësuar atë që tashmë ekziston. Dhe shumë biznese të suksesshme fillojnë me diçka që një sipërmarrës ka nevojë, por që nuk e gjen askund.
Nga ana tjetër ata që duan të bëhen sipërmarrës, fiksohen për të gjetur idenë e duhur apo trendin më të madh të ardhshëm, i cili do i bëjë ata të pasur shumë shpejt.
9. Sipërmarrësit ndërmarrin rreziqe ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës e urrejnë rrezikun
Ray Kroc, themeluesi i McDonald ka thënë, “Nëse nuk jeni një ndërmarrës rreziku, duhet të largoheni sa më parë nga biznesi.”
Bota e biznesit është e vështirë dhe vetëm një pjesë e vogël mbijeton në arenën e pamëshirshme. Sipërmarrësit nuk kanë frikë të rrezikojnë fondet e tyre, imazhin, apo biznesin, sepse ata besojnë në biznesin e tyre, produktin e tyre. Ata e dinë se rreziqet ekzistojnë megjithatë i ndërmarrin të gjitha. Ata që duan të bëhen sipërmarrës vënë bast vetëm për një gjë të sigurtë.
10. Sipërmarrësit udhëhiqen nga pasioni i tyre ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës udhëhiqen nga pasioni i dikujt tjetër
“Zgjidh një punë që të pëlqen dhe nuk do të të duhet të punosh asnjë ditë të vetme në jetën tënde.” – Confucius
Një sipërmarrës drejtohet nga pasioni i tij për biznesin e tij. Është diçka që ai e dashuron, diçka në të cilën beson. Ata që duan të bëhen sipërmarrës ndjekin trendin, vetëm sepse tashmë është provuar si i suksesshëm.
burimi: lifehack.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.