Rob është një sipërmarrës në fushën e teknologjisë. Ai është themelues i një numri të madh kompanish bootstrapped dhe financiare në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Rob është një ish-student i Y Combinator, një akselerator startup-i amerikan, të cilën Fast Company e quajti “inkubatorin më të fuqishëm në botë për startup-et” ndërsa Fortune e ka cilësuar si “një terren për ndërtimin e gjigantëve të rinj të teknologjisë”.
Ai është autor i librit “The Mom test”, i cili flet për mënyrën sesi të bisedosh me konsumatorët, kur ata të gjithë po të gënjejnë. Libri është një udhëzues praktik për zhvillimin e konsumatorëve dhe fazat e hershme të shitjes, i cili është përdorur në disa prej universiteteve më të mira globale (duke përfshirë kolegjin universitar “Imperial College” në Londër, Harvard dhe Oksford) dhe është përdorur si një mjet kyç në shumicën e akseleratorëve të startup-eve në të gjithë BE-në.
Rob aktualisht është më shumë i interesuar në mënyrën sesi themeluesit të mund të përdorin sipërmarrjen si një rrugë të besueshme për të ndërtuar një jetë të lavdishme për veten e tyre. Ai jeton në një varkë të vogël me vela në Ramsgate në Britaninë e Madhe.
Organizatorët e Spark.me kanë lançuar deri më tani dy folës – Sharad Sagar (një sipërmarrës social indian i përfshirë në listën globale të Forbes “30 Under 30”) dhe Rory Sutherland (zëvendës presidenti i Ogilvy & Mather UK, një agjenci globale marketingu dhe reklamimi, me bazë në Londër). Më shumë folës do të lançohen në javët në vazhdim.
Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe t’a marrin atë për vetëm 200 €, para datës 9 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.
Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe workshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.
Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME
Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.
Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.