Në këtë event ka marrë pjesë dhe WeAreAlbania, i vetmi startup nga Shqipëria i themeluar nga i riu Ledian Shera. WeAreAlbania është website më i ri online në dispozicion të përdoruesve të internetit. Ai është një iniciativë risi, një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë, duke pasur ndër mend se turizmi është faktor kyç për zhvillimin e ekonomisë së vendit në të ardhmen.
Djaloshi nga Shqipëria tha për Business Magazine se ky trajnim ishte i një kualiteti mjaft të lartë dhe e ndihmoi atë të krijojë disa lidhje në rajon duke fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Ai thotë se ka mësuar shumë nga dështimet që ka patur. Duke qenë se do të prezantojë idenë e tij para investitorëve për herë të parë ai ka pritshmëri të mëdha, pasi ka patur dhe kontakt të drejtpërdrejtë me ta.
Lediani shtoi gjithashtu se ka shpresë që ky aktivitet të jetë frytdhënës për të dhe ekipin e tij, sepse do u jepte një shtysë për ta vazhduar projektin përpara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.