WeAreAlbania: Një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 25/02/2017

WeAreAlbania: Një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë

Share
nga Anerola Torollari
Shk 25, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

WeAreAlbania është website më i ri që do jetë së shpejti online në dispozicion të përdoruesve të internetit. Ai është një iniciativë risi, një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë. Duke pasur ndër mend se turizmi është faktor kyç për zhvillimin e ekonomisë së vendit në të ardhmen, Ledian Shera, themeluesi i këtij startup-i nisi aventurën e tij.

Ne e takuam atë dhe diskutuam mbi idenë e tij, çfarë po bën ai me ekipin e tij për ta zhvilluar dhe deri në çfarë faze kanë arritur ta zhvillojnë projektin. Më konkretisht për WeAreAlbania, lexoni intervistën ekskluzive për Business Magazine Albania

1. Pse ky emër?

Ne zgjodhëm pikërisht këtë emër, sepse i bën të gjithë pjesë të web-it, i bën të ndihen si pjesë e diçkaje dhe më e rëndësishmja donim të zgjidhnim një emër që mbahet mend lehtë.

2. Si lindi ideja e WeAreAlbania?

Une u nisa nga një problem real i imi dhe pashë të njëjtin problem në shoqëri dhe familje. Ne jetojmë në Shqipëri dhe në fakt nuk kemi informacion të saktë mbi vendet turistike, ushqimet tradicionale dhe një portal ku mund të komunikojmë me njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë. Më pas sigurisht idetë shtoheshin dhe projekti çdo moment e më shumë përmirësohej.

3. Çfarë zgjidhjesh sjell ky projekt? Kë ndihmon?

Ky projekt është ndërtuar për ata që e kanë të vështirë të zgjedhin ku do shkojnë për pushime, te cili nightclub të festojnë apo te cili restorant të ulen, të informohen për vendin e tyre si dhe të kenë mundësinë të blejnë online produkte shqiptare. Synimi është që të kemi një “one stop” website që ka të gjithë informacionin dhe shërbimet e nevojshme që i duhen një turisti apo dhe ndihmon bizneset shqiptare për një reklamim shumë më efektiv dhe më të lirë se aktualisht.

4. Cili është ekipi që po punon pas WeAreAlbania?

Unë kam qenë gjithmonë një person që e kam adhuruar fjalën ”ne”. Sigurisht largimet dhe afrimet kanë qenë të shpeshta dhe shpesh herë kam mbetur i zhgënjyer, por tashmë jam shumë krenar për ekipin që punon aktualisht me WeAreAlbania.

Erin Hoxha – CTO

Gersian Zeqaj – Developer

Hermes Cati – Developer

Mariglen Shera – Social Media Manager

Ela Brahaj – Content editor & video creator

Amy Kokalari – Ambasadore e WeAreAlbania në Itali

Gjithashtu ne kemi partner ansamblin e valleve në Stuttgart. Ky është grupi, por duhet thënë se mjaft mentorë & sipërmarrës na kanë ndihmuar shumë që ta permirsojmë dhe të lidhim kontaktet e duhura.

5. A ka projekte të tjera të ngjashme dhe çfarë ofroni ju më shumë se ata? Cila është e veçanta juaj?

Për të qenë i sinqertë, konkurrenca është e fortë dhe shumë startup-e po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë, por sigurisht ne pamë se kishte shumë vend për përmirësime dhe hapësirë të madhe në treg. Ne kemi studiuar në mënyrë të detajuar tregun dhe për më tepër atë që unë e konsideroj më të rëndësishme kemi diskutuar paraprakisht me klientët potencialë duke u konsultuar për nevojat dhe problemet që ata kanë aktualisht. Një vlerë e shtuar që mund të përmend në këtë fazë është rubrika “post to win”, pra çdokush mund të postojë një foto nga një vend i Shqipërisë dhe çdo muaj do të jepet një dhuratë nga sponsori ynë “LeFutur”. Kjo është një rubrikë që shton një vlerë të re si dhe na ndihmon të krijojmë një ‘user base’ në website.

6. Cilat janë vështirësitë që keni hasur dhe që po hasni realisht në këtë nismë që keni ndërmarrë?

Në fillimet tona vështirësitë qëndronin në faktin që askush nuk më merrte seriozisht dhe mu desh që të ndiqja disa trajnime apo konferenca që më ndryshuan të gjithë jetën. Disa nga këto ishin “BIESS Creative Enterprise Training” në Shkup ku isha i vetmi nga Shqipëria me këtë ide biznesi, “Startup Weekend”, Konferenca AllWeb si dhe shumë të tjera jo vetëm për njohuritë, por atë që unë e konsideroj shumë të rëndësishme lidhjet me njerëz nga më të ndryshmit që më kanë ndihmuar shumë.

Një këshillë që akoma e mbaj mend është: “Jep përpara se të marrësh”. Vështirësi shumë e madhe ishte gjetja e co-founder dhe bashkëpuntorëve të duhur, pasi nuk kishin motivimin, pasionin dhe dëshirën që kisha unë për punë. Aktualisht kemi disa probleme teknike që na e shtynë pak afatin për të dalë online dhe po mundohemi shumë të gjithë që t’i zgjidhim.

7. Si e shihni të ardhmen e projektit tuaj?

Plani është që të zhvillojmë një model të suksesshëm biznesi në Shqipëri dhe më pas të zgjerohemi me të njëjtin model biznesi në të gjithë Europën si dhe organizimin e tureve me cilësi të lartë, të cilët do të reklamohen direkt nga website.

Stafi i Business Magazine iu falenderon për intervistën dhe iu uron shumë suksese në punën tuaj. 

/Business Magazine Albania

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00