“Në Samsung, ne përpiqemi gjithmonë t’ju sigurojmë klientëve tanë që të kenë produktet më të avancuara në treg”, tha DJ Koh, presidenti i Mobile Communications Business, në Samsung Electronics. “Seria më e fundit e Galaxy A është një provë për këtë. Ne kemi integruar qasjen tonë unike të dizajnit, si dhe funksione të cilat sigurojnë performancë të lartë pa u kompromentuar në stil, me të cilat konsumatorët e Galaxy do të bien në dashuri.”
Galaxy A përmban një kornizë metalike dhe një xham 3D që është pjesë e trashëgimisë së projektimit premium të Samsung. Me një kamera me shkëlqim, pajisja është më e lëmuar se kurrë dhe është e rehatshme si për t’u mbajtur dhe për t’u përdorur. Galaxy A vjen në katër ngjyra elegante duke përfshirë Black Sky (E zezë), Gold Sand (Ngjyrë ari), Blue Mist (Blu) dhe Peach Cloud (Ngjyrë pjeshke).
Kapja e momenteve që krijojnë kujtime të përhershme nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se sa me Galaxy A e ri, në sajë të kamerës në pjesën e përparme dhe të pasme. Teknologjia e avancuar e kamerës tani ofron fokus automatik shumë të saktë, duke sjellë fotografi sa më të qarta, madje edhe ato që janë kapur me dritë të ulët.
Të bësh selfie nuk ka qenë kurrë më e lehtë, Prekni kudo në ekran për të bërë një selfie me rezolucion të lartë dhe përdorni blicin për një foto më të ndritshme. Kamera në Galaxy A gjithashtu ofron një UX të thjeshtuar, duke u lejuar konsumatorëve të ndryshojnë tonalitetin, filtrat më shpejt dhe të shtojnë efekte në fotot e tyre.
Përdoruesit mund të përdorin mjete të veçanta të tilla si “Food Mode” për të rritur ngjyrat dhe kontrastet për fotot e zgjedhura. Galaxy A është projektuar për të qenë afër kërkesave të përditshme të konsumatorëve dhe përfshin funksione shumë të dashura nga produkti më i shitur, smartphone Galaxy S7:
- Për herë të parë, seria e Galaxy A ofron IP68 rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, duke e lejuar atë t’i bëjë ballë elementeve të tillë si: shiu, djersa, rëra dhe pluhuri në mënyrë që përdoruesit të mund ta marrin pothuajse kudo me vete.
- Një bateri që zgjat shumë do të thotë që përdoruesit mund të qëndrojnë të lidhur më gjatë, ndërsa Fast Charging u mundëson përdoruesve që ta karikojnë baterinë më shpejt batërinë se më përpara. Galaxy A është e pajisur edhe me portë Type-C USB-je për lidhje më të lehtë.
- “Always on Display” i lejon përdoruesit të kontrollojnë njoftime të rëndësishme pa e hapur pajisjen, duke kursyer kohën dhe jetën e baterisë.
- Rritja e memorjes dhe microSD suporton deri në 256GB që do të thotë se përdoruesit mund të bëjnë foto dhe të ruajnë informacione pa u shqetësuar për hapësirën në memorje. Galaxy A do jetë e disponueshme në Europë në Shkurt. Për më shumë informacione, vizitoni www.samsungmobilepress.com.
Specifikat e produktit të Samsung Galaxy A5 (2017)
Galaxy A5 2017 | |
Rrjeti | LTE Cat.6 * Mund të ndryshojë sipas tregjeve dhe operatorëve të celularëve |
Ekrani | 5.2” FHD Super AMOLED |
AP | 1.9GHz Octa Core |
OS | Android 6.0.16 (Marshmallow) |
Kamera | Para & Mbrapa: 16MP (F1.9) |
Video | MPEG4, H.265(HEVC), H.264(AVC), H.263, VC-1, MP43, WMV7, WMV8, VP8, VP9 |
Audio | MP3, AAC LC/AAC+/eAAC+,AMR-NB, AMR-WB, WMA, FLAC, Vorbis, Opus |
Funksione shtesë | Samsung KNOX, S-Voice |
Lidhja | Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth® v 4.2, ANT+, USB Type-C, NFC (UICC, eSE) |
Sensor | Matës i shpejtësisë, Afërsia, Gjeomagnetik, Ndriçim RGB, Hall, Skanues i gishtit, Barometër |
Kodi i IP | IP68 |
Memorja | 3GB RAM + 32GB Hapësirë Ruajtje, Porta për Micro SD (up to 256GB) |
Përmasat | 146.1 x 71.4 x 7.9mm |
Bateria | 3,000mAh, Karikohet shpejt |
Specifikat e produktit të Samsung Galaxy A3 (2017):
Galaxy A3 2017 | |
Rrjeti | LTE Cat.6 * Mund të ndryshojë sipas tregjeve dhe operatorëve të celularëve |
Ekrani | 4.7” HD Super AMOLED |
AP | 1.6 GHz Octa Core |
OS | Android 6.0.16 (Marshmallow) |
Kamera | Mbrapa: 13MP (F1.9), Para : 8MP (F1.9) |
Video | MPEG4, H.265(HEVC), H.264(AVC), H.263, VC-1, MP43, WMV7, WMV8, VP8, VP9 |
Audio | MP3, AAC LC/AAC+/eAAC+,AMR-NB, AMR-WB, WMA, FLAC, Vorbis, Opus |
Funksione shtesë | Samsung KNOX, S-Voice |
Lidhja | Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth® v 4.2, ANT+, USB Type-C, NFC (UICC) |
Sensor | Matës i shpejtësisë, Afërsia, Gjeomagnetik, Ndriçim RGB, Hall, Skanues i gishtit, Barometër |
IP Code | IP68 |
Memorja | 2GB RAM + 16GB Hapësirë Ruajtje, Portë për Micro SD (deri në 256GB) |
Përmasat | 135.4 x 66.2 x 7.9mm |
Bateria | 2,350mAh |
* Karakteristikat dhe funksionet do të ndryshojnë sipas tregut.
* Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacione të tjera të produktit të paraqitura në këtë dokument nuk përfshijnë kufizim në përfitime, dizajn, çmim, komponentë, përformancë, disponueshmëri dhe aftësitë e produktit janë subjekt për t’u ndryshuar pa njoftim ose detyrim.
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.