Bashkëthemeluesi i Pirate Bay: "Facebook është shteti më i madh në botë" - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Pirate Bay: “Facebook është shteti më i madh në botë”


Bashkëthemeluesi i Pirate Bay, Peter Sunde, nuk është një adhurues i rrjetit social Facebook. Ai argumentoi se shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Mark Zuckerberg zotëron shumë pushtet.

“Njerëzit e botës së teknologjisë në të vërtetë kanë përgjegjësi të shumta, por ata asnjëherë nuk i vënë në diskutim… Facebook është shteti më i madh në botë dhe ne kemi një diktator nëse gjykoni sipas parimeve demokratike. Mark Zuckerberg është një diktator. Unë nuk e kam zgjedhur atë, por ende ai vendos për të gjithë,” u shpreh Sunde për CNBC. “Dhe në të vërtetë nuk mund të hiqni dorë nga Facebook. Unë nuk jam në Facebook dhe si rezultat përballem me një mori problemesh në jetën time offline. Nuk marr ftesa në aktivitete, as lajme nga miqtë e mi, njerëz distancohen sepse ju nuk jeni në Facebook. Jeta jonë reale ka dëmë të konsiderueshme nga kjo.”

Shifrat më të fundit nga Facebook tregojnë se rrjeti social ka 1.65 miliardё përdorues aktivë. Kjo është një popullsi më e madhe sesa ajo e Kinës, shtetit me popullsinë më të madhe në botë.

Sunde solli si referencë edhe përballjen mes Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe Zuckerberg gjatë një paneli diskutimi në Kombet e Bashkuara lidhur me përmbajtjet anti imigracion në Facebook.

“Ne duhet të dërgojmë liderët tanë Europianё dhe t’i kërkojmë atij që të mos ndërhyjë më në kulturat tona lokale,” vijoi Sunde. “Nëse Facebook nuk është dakord me rregullat në vendet tona atëherë dikush duhet ta ndalojë. Censurojmë gjëra pafund, pse të mos çensurojmë Facebook?”

Por rrjeti social ofron një mori shërbimesh të cilat përdoruesit i vlerësojnë. Një pjesë e madhe e të ardhurave të kompanisë vinë nga reklamimi dhe mënyra e vetme për të zbutur pushtetin e saj është të ofruarit të një alternative tjetër më të mirë.
Sunde shpreson që të ktheje kursin e gjërave online. Në Mars të 2010-tës ai bashkë me Linus Olsson themeluan Flattr, një shërbim dhurimi i cili bën të mundur për përdoruesit të dhurojnë para reale në formë vlerësimi për përmbajtjet që konsumojnë online.

 

/PC World Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0