CEO i Reddit ndan sekretin e tij për sukses: “Mos ju përgjigjni çdo emaili” - Business Magazine Albania

CEO i Reddit ndan sekretin e tij për sukses: “Mos ju përgjigjni çdo emaili”


CEO i Reddit, Steve Huffman mund të mos ketë “drejtuar botën”, por ai ka drejtuar diçka pothuajse aq të rëndësishme: “Faqen e parë të internetit”.

Gjatë këtyre viteve, që kur ai e hapi, Huffman ka mësuar disa mësime se si të ketë sukses kur udhëheq një kompani.

“Merrni kohë për të fjetur, për t’u menduar dhe mos ju përgjigjni çdo emaili”, thotë Huffman.

“Në qoftë se unë do të mund të shkoja prapa në kohë dhe t’i thoja vetes diçka, ajo është: puna është mbi të gjitha e lidhur me kohën dhe menaxhimin e stresit më shumë se çdo gjë tjetër,” thotë ai. “Dhe kjo është diçka që ju e keni kontroll të plotë.”

Huffman e themeloi Reddit në vitin 2005 dhe shërbeu si CEO deri në vitin 2009. Ai u largua nga Reddit për të lançuar kompaninë e udhëtimit në internet të quajtur Hipmunk në vitin 2010 – dhe u kthye si CEO në Reddit vitin e kaluar, kur CEO i përkohshëm Ellen Pao u largua mes polemikave.

32-vjeçari u kthye në rolin e tij me disa ide se si të kontrollonte kohën dhe të mbante stresin nën kontroll.

“Ju nuk duhet t’i përgjigjeni çdo email-i,” thotë ai. “Prioriteti juaj i parë është biznesi dhe vetja juaj.”

Ai i vendos theksin edhe në një gjumi të mirë.

“Nëse ju nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, ju nuk mund të merrni vendime, nuk mund të përballoni stresin dhe nuk do të mund të jeni në gjendje të mendoni në mënyrë të qartë”, thotë Huffman.

“Të vendosësh mënjanë kohë për të menduar për të ardhmen është me të vërtetë një kohë e vlefshme.”

Të mos flesh mjaftueshëm gjumë mund të çojë në një vendimmarrje jo të mirë, duke çuar në gabime më të shpeshta, mosvlerësim të riskut të marr përsipër në mënyrën e duhur si dhe ulje të kreativitetit, thotë Christopher Barnes, një profesor i asociuar i menaxhimit në Universitetin Foster të Biznesit në Washington .

“Privimi nga gjumi gjithashtu i lë njerëzit në një gjendje në të cilën ata janë më reagues ndaj stresit,” shpjegon ai.

Hulumtimi i Barnes ka treguar se punëtorët të cilët flinin më pak kanë më shumë gjasa të mashtrojnë dhe të veprojnë në mënyrë abuzive ndaj vartësve – ndërsa menaxherët kanë më pak gjasa për të frymëzuar punonjësit e tyre.

“Kjo është shumë e rëndësishme për CEO, të cilët kanë ndikim të madh në të gjithë organizatat e tyre.”

“Në periudhë afatshkurtër, stresi në vendin e punës mund të çojë në dhimbje koke, stomaku, temperaturë dhe probleme në përqëndrim. Me kalimin e kohës, stresi kronik në vendin e punës mund të ketë pasoja edhe më të rënda për shëndetin tuaj – duke përfshirë ankthin, depresionin, tensionin e lartë dhe një sistem të dobësuar imunitar.

Burimi: huffingtonpost.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0