10 liderët më të paguar botërorë në 2024! - Business Magazine Albania

10 liderët më të paguar botërorë në 2024!

Lider

Edhe pse pagat e politikanëve janë larg atyre të CEO-ve të kompanive të mëdha, presidentët, kryeministrat dhe liderët e tjerë botërorë mund të paguhen me paga të larta në disa vende.

10 liderët më të paguar botërorë në vitin 2024, sipas burimeve të ndryshme mund të ndryshojnë nga viti në vit por janë të përafërta me të dhënat e viteve të kaluara. Ato mund të ndryshojnë nga ndryshimet që ndodhin në politikë, përfitimet shtesë dhe kompensimet e tjera.

Singapori kryeson renditjen e liderëve botërorë më të paguar.

Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong është lideri më i paguar i qeverisë, duke fituar mbi 1.6 milionë dollarë në vit.

I dyti në listë është shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee Ka-chiu, me një pagë prej 695,000 dollarë.

Vendin e tretë e zë presidentja e Zvicrës Viola Amherd.

Presidenti amerikan Joe Biden është i katërti në listë, me 400,000 dollarë në vit.

Renditja pason me kryeministrin e Australisë 390 mijë dollarë. Olaf Scholz , kancelari i Gjermanisë me 367 mijë dollarë.  Është interesante se në vendin e shtatë me një pagë prej 364 mijë dollarësh është politikania gjermane Ursula von der Leyen, e cila nuk është lidere e një vendi individual. Kancelari austriak, Karl Nehammer me 307 mijë dollarë pagë në vit. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau me 292 mijë dollarë. Kryeministri Christopher Luxon, Zelanda e Re me pagë vjetore 288 mijë dollarë dhe i fundit Fumio Kishida kryeministri i Japonisë me 256 mijë dollarë pagë vjetore.

 

visualcapitalist.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0