Kryevepra e Picassos shitet 139 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Kryevepra e Picassos shitet 139 milionë dollarë

Kryevepra e Pablo Picassos e vitit 1932, Femme a la Montre, apo gruaja me orë u shit për 139 milionë dollar në shtëpinë e ankandeve Sotheby, duke u bërë kështu piktura e dytë më e shtrenjtë e artistit të famshëm spanjoll.Me një çmim të tillë, Femme a la Montre u kthye edhe në veprën e shitur më së shtrenjti në ankand këtë vit. Në qendër të saj është modelja Marie-Therese Walter, me të cilën piktori pati një lidhje dashurie. Ajo u kthye në frymëzimin e tij edhe për një sërë veprash të tjera. Përpara se të nxirrej në ankadan, piktura ishte vlerësuar 120 milionë dollarë. Vepra ka qenë në pronësi të koleksionistes së artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në 1968. Blerësi që pagoi për të në ankand, ka preferuar të mbetet anonym.

“1932 është ndoshta viti më i mirë i Pikasos, mes shumë e shumë dekadash të veprave të mëdha. Nga të gjitha pikturat e tij të shitura në ankand, pesë nga dhjetë çmimet më të larta ishin të viteve ’30 dhe tre ishin të vitit 1932. Pra, është padyshim diçka që tregu nuk e ka parë që nga vitet ’60 dhe është pritur dhe lakmuar gjerësisht nga shumë njerëz”, u shpreh Lisa Dennison.
E njohur si “muza e artë” e Picassos, Walter ishte vetëm 17 vjeç kur u takua me Piccason 45-vjeçar në Paris, dhe nisën një lidhje sekrete, pasi ai asokohe ishte ende i martuar me balerinën ukrainase, Olga Khokhlovan. Rekordin e pikaturës më të shtrenjtë të Picassos deri tani e mban Gratë e Algjerit, ne shitur për  179.3 milionë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0