Shumë prej nesh mendojnë se ekzistojnë disa sekrete të mëdha për të patur sukses, apo se ai vjen nga të qenit me fat. Ky është një keqkuptim i madh! Ne mendojmë se ”kjo s’do të ndodhë kurrë mua” , ose “s’do të jem asnjëherë mjaftueshëm i mirë”.
Më poshtë po paraqesim diçka që potencialisht mund të ndryshojë jetën tuaj.
Suksesi kërkon dy gjëra, dhe ju i keni që të dyja nën kontroll: Pranimi dhe përqafimi i dështimit, dhe të punuarit fort.
Lexoni 10 thëniet e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme, për të kuptuar se gjithçka varet nga ju.
1. “E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni Robins
2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh nga të gjithë – të mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin
3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku mund të mbërrini”. Kris Gardner
4. “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. Anita Rodik
5. “Dështimi nuk është për t’u patur frikë. Nga dështimi vjen shumica e rritjes”. Di Hok
6. “Unë nuk mbërrita këtu, duke e uruar apo shpresuar, por duke punuar për të”. Esti Lauder
7. “Ju nuk mund të bëni asgjë, nëse ju mungon entuziazmi”. Henri Ford
8. “Suksesi duket të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë”. Xhon Uilard Merrot
9. “Shkoni sa më larg që mund të shihni; kur të mbërrini atje, do jeni në gjendje të shihni më larg”. XH.P Morgan
10. “Vullneti për të fituar, dëshira për sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. Konfuci
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.