“Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” qindra kompani në ndihmë të studentëve - Business Magazine Albania

“Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” qindra kompani në ndihmë të studentëve

‘Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” zhvillohet për herë të katërt në Shqipëri. Gjatë vitit 2022, 250 të rinj u angazhuan për 1 ditë pune në pozicione të ndryshme të ofruara nga 82 kompani. Asambleja e Ditës së Solidaritetit e përbërë nga të rinjtë pjesëmarrës, votoi si nismë fituese për 2022 “Rikonstruktimin e Shtëpisë së të Moshuarve” në Fier. Edhe këtë vit, të rinj të shumtë janë angazhuar. Paola Pesjaka, kordinatore e këtij projekti,  ndan detajet rreth këtij organzimi si dhe mardhënien e saj me të rinjtë.

 Si mund të angazhohesh në ditën e Solidaritetit?
Paola Pesjaka:
Gjatë “Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”, të rinjtë punojnë ‘NJË DITË’ nga 4-8 orë. Pagesa për ditën e punës që kompania jep si një kontribut simbolik, shkon për një nismë rinore e cila do të hartohet, votohet dhe implementohet nga të rinjtë.

Duke ndjekur të njëjtat hapa si në vitet e shkuara, qëllimi ynë është të krijojmë një rrjet Kompanish/ Agjencish/ Institucionesh/ Organizatash dhe të rinjsh të cilët mbështesin nismat solidare si vlerë shumë e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë dhe fuqizimin e të rinjve si dhe duke kontribuar që Shqipëria, të jetë pjesë e Rrjetit të Organizatave Europiane që zhvillojnë “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”.

CMG:A mund të ndani me ne eksperienca të viteve të mëparëshme?
Paola Pesjaka:
Në vitin 2021 u angazhuan 240 të rinj në 77 kompani dhe me fondet e mbledhura u rikonstruktuan 3 fusha sportive e futbollit, volejbollit dhe basketbollit në ”Shtëpinë e Fëmijës 6-15 vjeç” në Shkodër. Në vitin 2020 morën pjesë 150 të rinj që punuan në 57 kompani dhe fondet e mbledhura shkuan për përmirësimin e infrastrukturës së 3 bibliotekave në njësinë 11, Tiranë.

Sa është numri i të rinjve që ka aplikuar?
Paola Pesjaka
: 600 të rinj kanë aplikuar për të qenë pjesë në Ditën e Solidaritetit dhe ne mund t’ju mundësojmë, të rinj që janë të përshtatshëm me profilin e pozicionit të punës që po ofroni.
Punonjës të moshës 16-26 vjeç që janë të punësuar pranë kompanisë, institucionit/ agjencisë apo organizatën tuaj dhe që shprehin dëshirën për t’u angazhuar në “Ditën e Solidaritetitdhe Aktivizmit Social” duke dhuruar pagesën e një dite pune për të mbështetur nisma rinore.

Çfarë ndodh pas “ditës së solidaritetit dhe aktivizmit social”?
Paola Pesjaka: Me kontributet e grumbulluara në Ditën e Solidaritetit do të mbështeten nisma rinore nga e gjithë Shqipëria.  Nisma nga të rinjtë, me të rinjtë dhe për të rinjtë. Nisma që synojnë fuqizimin dhe aktivizmin e të rinjve, edukimin, të drejtat e barabarta dhe qytetarinë. Nismat rinore do të përzgjidhen me votë nga të rinjtë që marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit.

Ju bashkëpunoni me shumë kompani cili do të ishte përfitimi i tyre në këtë projekt?
Paola Pesjaka
: Disa nga përfitimet kryesore për kompanitë që do të marrin pjesë në program janë: Vizioni i një kompanie progresiste. Kompanitë/angjesitë apo organizata që mirëpresin të rinjtë janë pikërisht kompanitë lider në rajon. Këto kompani, si dhe të tjera që përdorin këtë metodë përqasjeje, e kuptojnë më së miri rëndësinë e kontaktit me të rinjtë si pjesë e rritjes së kompanisë në të ardhmen, por edhe të angazhimit social dhe kontributit aktiv në këtë fushë. Promovimi. Mbështetja dhe logo e kompanisë/agjensisë apo e organizatës do të vendoset në ëebsite-in zyrtar dhe rrjetet sociale të organizatave implementuese të kësaj nisme, në të gjitha materialet promovuese që do të prodhohen dhe në çdo aktivitet që do të zhvillohet në kuadër të nismës. Ekspozimi ndaj një grupi të rinjsh me prespektivë, të motivuar e të talentuar. Pjesëmarrja në këtë nisëm u ofron kompanive ekspozim të menjëhershëm ndaj liderëve të ardhshëm në fushat përkatëse e duke patur akses tek kandidatë të mirëarsimuar. Nëse keni dëshirë të angazhoni të rinj gjatë Ditës së Solidaritetit dhe e Aktivizmit Social, plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ne do t’ju kontaktojmë menjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0