Ermonela Jaho rrëfen “formulën” e suksesit - Business Magazine Albania

Ermonela Jaho rrëfen “formulën” e suksesit

Sopranoja e njohur shqiptare, me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka arritur sot majën e suksesit, por rrugëtimi që ka ndjekur nuk duket të ketë qenë i thjeshtë. E ftuar në Podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim”, ajo tregoi “formulën” e këtij suksesi “flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes”. Sipas Sopranos së famshme, kur diçka e do me gjithë shpirt, ka një energji që të shty të ecësh përpara për të kaluar çdo pengesë.

“Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket diçka e jashtëzakonshme, le të themi, do një punë shumë të madhe sepse po të kapeshin ëndrrat kaq kollaj, nuk do të kishin këtë magji. Unë e kam dashur jashtë mase. Ndoshta me kalimin e kohës kam kuptuar që këndimi ka qenë kanalizimi ku unë kanalizoja ato ndjenjat e mia të thëna, të pathëna ku fantazia fluturon dhe nuk ka limit”, u shpreh Ermonela Jaho.

Megjithatë ajo pranon se duhet edhe një punë e vazhdueshme për të ecur përpara, duke nisur që me ushtrimet fizike pasi, siç shprehet sopranoja, trupi është instrumenti i saj.

“Është një punë që nuk mbaron asnjëherë. Unë edhe sot e kësaj dite çdo mëngjes ngrihem, bëj ato ushtrimet e mia fizike, kam gjetur një lloj ritmi sepse këndimi, instrumentin e ke me vete dhe kushtëzohet nga gjendja shpirtërore, nga gjendja fizike, ne këndojmë pa mikrofon dhe mikrofoni ynë është trupi. Vrapi, peshat, shtanga, noti, me litar. Për shembull  500 kërcime me litar çdo mëngjes!

Ajo është kafja ime. Para se të pi kafen, 500 kërcime me litar, 500 kërcime sepse është kapaciteti i mushkërive që ndihmon në këndim dhe rrit atë staminën se je atlet. Sidomos sot Opera ka arritur në një dimension tjetër. Ti je një atlet, duhet të jesh një aktor dhe gjërat, ritmi është aq intensiv sa ti nuk ke kohë as të marrësh frymë dhe përgatit trupin, zëri etj, por sidomos ana fizike që ndihmojnë jashtë mase. Ne bëjmë prova, në një produksion normal 7-8 orë në ditë. Por të kesh gjithmonë këtë adrenalinën se nuk është se bën 3,4,5,6 orë prova dhe thua hajde se po këndoj një çikë, po këndoj më ngadalë këtu. Je në adrenalinë e sipër për 6-7 orë dhe këtë vetëm kjo stërvitja fizike dhe pikërisht fillon mëngjesi me 500 kërcime me litar, pastaj me pesha. Fillon e bën këto squats kur gjen një palestër afër teatrit apo afër apartamentit që ke marrë në atë periudhë ku do këndosh, një palestër me shtanga. Kështu që më pas kur fillon e këndon e ndien diferencën se ndien gjithë muskujt e trupit”, shpreh ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0