Nëse tashmë keni një punë dhe ka arsye që ju largojnë nga mjedisi specifik i punës, ose jeni duke kërkuar një punë ndërsa nuk jeni i punësuar diku gjatë kësaj periudhe, ka një muaj të caktuar të vitit që është më i përshtatshmi për të gjetur pozicionin që dëshironi.
Në Amerikë e quajnë “Shpërthimi i Shtatorit”. Sipas Girlboss, duke filluar nga 1 shtatori, kompanitë e të gjitha llojeve fillojnë të kërkojnë furishëm punëtorë. Ky informacion konfirmohet edhe nga konsulentja e biznesit Chanelle Howell, e cila ishte një nga njerëzit e parë që foli në TikTok për këtë çështje.
“Jemi në mesin e tremujorit të tretë të vitit, drejtuesit e lartë po kthehen nga pushimet dhe kompanitë kanë ende buxhet që nuk e kanë ndarë diku”, shpjegon Howell.
Ky është një trend që i shtyn kompanitë ta bëjnë stafin më të mirë në departamentet e tyre, në mënyrë që të arrijnë objektivat që kanë vendosur për vitin. Kjo nis procesin që rezulton në hapjen e shumë vendeve të reja të punës dhe plotësimin e shpejtë të tyre, relativisht gjithmonë, me personel.
lexo: Si të fitoni më shumë kohë për veten?
Ky trend zgjat për rreth një muaj e gjysmë, pasi kompanitë duan të kenë mbushur çdo boshllëk në fuqinë e tyre punëtore dhe të përmirësojnë cilësinë e punës që ofrojnë ekipet e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.