Alket Gutaj punon çdo ditë në një biznes familjar të përgatitjes së bukës për konsumatorët. Këtë hap ai e ka marrë shumë vite më pare, kur ishte ende adoleshent dhe kjo gjë i dukej si një lojë. Me kalimin e viteve, të bërit bukë iu kthye Alketit në profesionin e jetës. Mes shumë sakrificave ai zgjohet shumë herët në mëngjes dhe po ashtu fle shumë vonë. E gjejmë tek furra e tij teksa gatuan bukët për klientët si edhe i dërgon në restorante të ndryshme. Alket, kur e ke nisur këtë profesion?
Kam më shumë se 10 vite në këtë profesion dhe e shoh se sa shumë kam ndryshuar prej fillimit dhe deri tani. Ka qenë familja ime e cila na ka nxitur që të mund të mësonim se si gatuhej buka dhe si bëhej biznesi i bukës.
A është e vështirë të bëhet buka?
Jo, të bësh bukë nuk është e vështirë. Vështirësia fillon kur duhet të mendosh mirë për brumin dhe trajtën që duhet të marrë, por vetë buka është diçka shumë e thjeshtë. Dikur, prindërit tanë i kanë gatuar bukët në shtëpi.Thjesht zanati i bërjes së bukës është shumë i veçantë dhe kërkon të mësosh si fillim.

A ka treg të duhur në Shqipëri për të hapur një biznes, i cili të merret me gatimin e bukës?
Në Shqipëri ka edhe treg edhe konkurrencë, të dyja këto ecin paralel me njëra-tjetrën.
LEXO: Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 Shtator!
A mund të na dërgoni një ditë në rutinën tuaj?
Rutina ime fillon shumë herët në mëngjes, që prej orës 03:00 të mëngjesit, për shumë njerëz duket sikur është diçka tepër e vështirë, ndërsa vitet e punës që kam unë ma kanë kthyer në diçka normale.
A keni ndërtuar ju një staf të madh pune?
Stafi që unë kam është tepër i vogël sepse është një staf që përballon punën dhe kapacitetin që ne kemi. Jemi biznes i vogël, ndaj me 5 apo 6 veta ne përpiqemi që të menaxhojmë të gjithë procesin e bërjes së bukës.

A keni në planet tuaja zgjerimin e këtij biznesi?
Në planifikimet e mia është që të kem një shtrirje më të madhe, por me kalimin e kohës pasi unë jam njeri me këmbë në tokë dhe dua që gjërat të më ecin sipas planifikimeve.
A keni ju një mesazh për të gjithë të rinjtë e tjerë që ndoshta duan të bëhen bukëpjekës?Këshilla ime për të rinjtë është që të marrin një zanat, të kenë një profesion, i cili në çdo rrethanë ka të ngjarë të mos humbasë kurrë dhe mos të të lërë kurrë pa punuar në jetë. Profesioni është i shenjtë.
LEXO: Indeksi i Inovacionit, Shqipëria përmirësohet 1 vend, dobët në kapitalin njerëzor
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto