Je 12-18 vjeç? Hapen regjistrimet e reja për TUMO TIRANA te Piramida, Veliaj: Në përkrahje të inovacionit dhe rinisë - Business Magazine Albania

Je 12-18 vjeç? Hapen regjistrimet e reja për TUMO TIRANA te Piramida, Veliaj: Në përkrahje të inovacionit dhe rinisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre tek TUMO TIRANA, qendra më e madhe e digjitalizimit  në Ballkan

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se do të ketë mbështetje financiare për çdo student dhe se kurset që do të ofrohen do të kenë një çmim simbolik vetëm 2000 lekë në muaj.

“TUMO TIRANA, në përkrahje të inovacionit dhe rinisë! Këtë sezon të ri TUMOianët i pret shtëpia e tyre e re, Piramida e Tiranës. Me më shumë disiplina dhe aktivitete. Regjistrohu edhe ti”, shkruan Veliaj.

Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0