Shkencëtarët krijojnë “xhelin bio” për të shëruar dëmtimin e sulmit në zemër - Business Magazine Albania

Shkencëtarët krijojnë “xhelin bio” për të shëruar dëmtimin e sulmit në zemër

Një xhel bio i ri i injektuar në mënyrë intravenoze ka shëruar dëmtimin e sulmit në zemër që mesa duket fillon të funksionojë në momentin që injektohet te pacienti.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, San Diego hoqën grimcat e mëdha nga hidrogeli, duke e holluar atë me ujë për ta bërë xhelin një substancë të injektueshme. Pasi injektohet, bio-xheli lidhet me qelizat, duke mbyllur boshllëqet dhe duke përshpejtuar shërimin e enëve të gjakut.

Inovacioni është testuar te brejtësit dhe derrat, duke riparuar me sukses dëmtimet e pësuara nga zemra dhe duke reduktuar inflamacionin ndërsa studiuesit po kërkojnë të fillojnë provat tek njerëzit brenda një deri në dy vjet.

Ekipi beson se mund të trajtojë një pacient “menjëherë kur ai ka një atak në zemër për të provuar të shpëtojë disa nga indet dhe të promovojë rigjenerimin”, tha Karen Christman, një bioinxhiniere në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Kur bio-xheli u testua te brejtësit, shkencëtarët prisnin që biomateriali të kalonte përmes enëve të gjakut dhe në inde, sepse zhvillohen boshllëqe midis qelizave endoteliale në enët e gjakut pas një ataku në zemër.

Eksperimentet e mëtejshme me minjtë treguan se grimcat e biomaterialit mund të përdoren gjithashtu për të trajtuar lëndimet traumatike të trurit dhe hipertensionin arterial pulmonar.

Me rezultatet e suksesshme, ekipi po planifikon të kërkojë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të kryer një studim mbi njerëzit shkruan DailyMail.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0