8 Ndryshimet ndërmjet Sipërmarrësve dhe Punonjësve


A je sipërmarrës? Nëse u përgjigjët “Jo” sepse ju nuk zotëroni një biznes, mbani parasysh këtë: Të qënit një sipërmarrës nuk kërkon më të kesh një biznes tëndin, po aq sa një kontabilist i cili kërkon të punësohet në një firmë kontabiliteti.

Të qënit sipërmarrës ka të bëjë me mentalitetin. Kështuqë jeni një sipërmarrës, apo një punonjës? Le ta zbulojmë!

1. Sipërmarrësit përmirësojnë zotësitë e tyre; punonjësit përmirësojnë dobësitë e tyre.
Nëse keni qenë ndonjëherë në një intervistë pune, ju i jeni përgjigjur me shumë mundësi kësaj pyetjeje: “Çfarë keni bërë për të përmirësuar dobësitë tuaja?” Kjo është një pyetje e ndjeshme…për një punonjës. Pas të gjithave, punonjësve u mësohen se dobësitë janë të këqija dhe ato duhen përmirësuar.

Por Jo sipërmarrësve.

Sipërmarrësit e shikojnë fokusimin te dobësitë si një kotësi; në vend të saj ata përmirësojnë pikat e tyre të forta.

2. Sipërmarrësit mund të bëjnë punë jo të mirë, punonjësit tentojnë të jenë perfeksionistë.
Punonjësit në mënyrë konstante nën syrin vëzhgues të shefave të tyre, kërkojnë perfeksionizmin. Në fund të fundit, askush nuk do një njollë të “zezë” në rezymenë e performancës së tij.

Gjithsesi sipërmarrësit bëjnë edhe punë jo të mira, sepse të paktën ata prodhojnë, është më mirë të krijosh dhe të dështosh sesa të mos krijosh fare.

3. Sipërmarrësit u thonë “jo” mundësisve; punonësit i përqafojnë ato.
Warren Buffet ka thënë, “Diferenca midis njerëzve të suksesshëm dhe atyre vërtet shumë të suksesshëm është se këta të fundit u thonë ‘Jo’ gati çdo mundësie.”

Sipërmarrësit, aktivizojnë muskujt e “Jo”-së shpeshherë për të mbajtur fokusin e tyre në atë që ka rëndësi. Punonjësit, nga ana tjetër thonë “po” për çdo gjë sepse ata kanë frikë se nëse u thonë “Jo” një mundësie, ata do të humbasin shansin e tyre të madh.

4. Sipërmarrësit delegojnë; punonjësit praktikojnë “Bëje vetë.”
Sipërmarrësit shikojnë gjithmonë për mundësi për të mos i bërë gjërat vetë. Ata e dinë vlerën monetare të kohës së tyre dhe fokusohen vetëm në gjërat që mund të bëjnë.

Punonjësit janë e kundërta. Ata përpiqen ta bëjnë çdo gjë vetë, dhe e shikojnë atë si një dobësi nëse nuk arrijnë ta bëjnë vetë. Ata përpiqen të njohin çdo aspekt të mundshëm të biznesit. Shprehja “Nëse do ta bësh siç duhet, bëje vetë” është shprehja e punonjësve.

5. Sipërmarrësit bëjnë një detyrë; punonjësit përpiqen të bëjnë shumë të tilla.
Nuk ekziston një gjë e tillë si të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Pavarësisht se çfarë duan punonjësit, kjo deklaratë është e vërtetë. Studimet tregojnë se është e pamundur për trurin tonë të fokusohet në mënyrë efektive në më shumë gjëra se një detyrë për çdo kohë.

Sipërmarrësit e kuptojnë se të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë do të thotë të mos bësh asgjë mirë, kështuqë ata bëjnë vetëm një detyrë.

Punonjësit megjithatë, trajnohen që të “adhurojnë” bërjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë dhe më pas fajësojnë veten e tyre kur truri nuk bashkëpunon.

6. Sipërmarrësit e ndërmarrin riskun; punojësit e shmangin atë.
Nëse pyet shumë njerëz sipas mentalitetit të punonjësit se pse nuk fillojnë një biznes, ata do të thonë se kanë nevojë për sigurinë e një pune të përditshme. Mospatja akses në pension, pagesat e qëndrueshme ose sigurimet shëndetsore është shumë e riskueshme sipas tyre.

Ndërsa sipërmarrësit “lulëzojnë” mbi riskun.

Pa risk, nuk ka shpërblim, dhe në vend që kjo t’i frikësojë sipërmarrësit, kjo i frymëzon ata. Ashtu siç thotë edhe Peter Drucker, “Sa herë që shihni një bznes të suksesshëm, dikush në një moment të caktuar ka marrë një vendim të guximshëm.”

7. Sipërmarrësit besojnë në periudha; punonjësit besojnë në balancim.
Ahh, balanca punë-jetë personale. Kjo është ëndrra më e lakmuar e punonjësve, thesari më i kërkuar.

Por sipërmarrësit e dinë se balanca është e paarritshme. Në vend që të kërkojnë balancë, ata besojnë se për t’u dalluar në një fushë të jetës, të tjerët do të vuajnë. Ata e pranojnë se fushat e jetës së tyre pësojnë rotacion herë pas here, me kalimin e periudhave.

Në vend që të luftojnë për një balancë të paarritshme, ata e kuptojnë se një gjë do të ketë gjithmonë më shumë përparësi se të tjerat.

8. Punonjësit ndihen të kërcënuar nga njerëzit më të zgjuar; sipërmarrësit i punësojnë ata.
Në ligjin e xhunglës, mbijeton ai që përshtatet. Nëse nuk jeni personi më i zgjuar, me më shumë kontakte dhe më punëtori në departamentin tuaj, keni ngecur në rangun e fundit të shkallës.

Kështu pra, punonjësit ndihen të kërcënuar nga ata që janë më të zgjuar se ata vetë. Ata i shohin më të zgjuarit si konkurrentë.

Sipërmarrësit i punësojnë ata njerëz. Ata e dinë se pa skuadër të mirë, biznesi i tyre do të bjerë, kështuqë i punësojnë.

Nuk është e thënë të jeni CEO i një startupi, ose as të zotëroni një biznes për të qenë sipërmarrës, por mentaliteti sipërmarrës është ai që tërheq suksesin.

Dhe lajmi i mirë këtu është se ka mënyra të ndryshme me anë të cilave ju mund t’i aplikoni këto mentalitete për t’u bërë të suksesshëm në çfarëdolloj gjëje që zgjidhni për karrierën tuaj.

 

/Shkruar nga Nathan Chan, Publikuar nga Entrepreneur.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale