8 karakteristika të një sipërmarrësi. Nëse ti i zotëron, ndërmerr një nismë - Business Magazine Albania

8 karakteristika të një sipërmarrësi. Nëse ti i zotëron, ndërmerr një nismë


Fundi i vitit është një moment i mirë për të bërë bilancin e angazhimeve tuaja për një vit të tërë dhe për të formësuar planet tuaja për vitin e ardhshëm. Nëse jeni një i ri, punonjësi apo sipërmarrës që sapo keni nisur dhe jeni ende në mëdyshje, nëse keni mëdyshje në ç’vend, dhe në ç’fushë duhet të fokusoheni, nëse keni sadopak shpresë që në vendin tuaj mund të bëni gjëra të mira, BuzinessMag.al ju sjell më poshtë disa karakteristika dalluese të sipërmarrësit.

Nëse zotëroni një pjesë të mirë të këtyre sjelljeve ju sugjerojmë të ndërmerrni nisma private. Shikoni si do të ndryshojë jeta juaj, këndvështrimi juaj dhe sa do të rriteni edhe në një vit. Po të doni ne jemi këtu për komentet tuaja pas një viti 🙂

1-Sipërmarrësi zgjedh të heqë dorë nga siguria e një page të rregullt.  Ai përfshihet në një sitl jetese të pasigurt për të cilin nevojitet shumë guxim.

2- Një sipërmarrës i vertetë nuk kërkon famë për veten. Në vend të kësaj ata janë më të shqetësuar për njerëzit që duan të ndihmojnë dhe probemet që duan të zgjidhin.  “në orët e tua më të errëta kujto vlerën do t’i shtoni jetës së njerëzve, kënaqësisë që do të ndjeni dhe kauzës që do të coni më tej”.

3- Një sipërmarrës del shpesh jashtë kornizave. Ndaj idetë e reja të tij shpesh nuk vijnë nga leksionet në universitet. Mësimet më të mëdha i marrin nga jeta. Ndryshe nga të tjerët ata u japin rëndësi këtyre leksioneve?

4-Sipërmarrësit kërkojnë të kalojnë interesat vetjake. Ato sigurojnë një produkt për të cilin ka nevojë dhe kënaq interesat e një grupi të gjerë shoqëror. Shumë e nisin biznesin për shkak të një mangësie në treg. Të tjerë preken përmes përjetimeve të tyre me varfëri, mjerim dhe kushte të padrejta.

Lexo: 4 zakonet e milionerëve që funksionojnë për të gjithë

5-Ndërsa mendoni se sipërmarrësi fokusohet tek ide që nuk janë parë më parë, ata në fakt riorganizojnë një model ekzistues, ose përditësojnë një produkt të dalë nga moda.

Shpesh idetë e rishpikura, përmirësojnë thelbësisht mënyrën se si punojmë, ushqehemi, lexojmë, etj.

6-Sipërmarrësit ekzekutojnë ndërsa për shumë të tjerë, idetë vaniten rrugës. Sipërmarrësi është mjeshtër për të kthyer apstrakten në konkrete. Veprim i thjeshtë në dukjen, por është një sfidë e vërtetë. Realizimi me sukses i këtij procesi përcakton sipërmarrësin e vërtetë.

7- Ata nuk heqin dorë. Rrallë ndodh të kesh sukses që me përpjekjen e parë. Për të siguruar një produkt që zgjat dhe vlen kërkohet punë, fokus dhe përkushtim.

8-Një qasje tjetër ndaj dështimit. Ndërsa për shumë prej njerëzve dështimi është një goditje e fortë, deri sa ju thyen, për sipërmarrësin dështimi është një prej proceseve gjatë kohës së punës. Duke mos e parë si dramatikë dështimin, sipërmarrësi mëson prej tij, punon që të mos përsëritet ndërsa ecën përpara.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0