8 gjërat që duhet të bëni në LinkedIn për të forcuar karrierën dhe biznesin tuaj gjatë 2019 - Business Magazine Albania

8 gjërat që duhet të bëni në LinkedIn për të forcuar karrierën dhe biznesin tuaj gjatë 2019


Çfarë duhet të bëj që rekrutuesit, menaxherët e punësimit, anëtarët e bordit të më vënë re mua në LinkedIn? Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë persona. Përgjigjja është mjaft e thjeshtë. Ashtu si me çdo gjë, ju merrni atë që investoni. Nëse nuk hyni kurrë në LinkedIn, është sikur të mos jeni atje. Ju jeni thjesht një nga gjysmë miliardë emra. Por mund të zgjidhni të jeni më të mirë, tani në fillim të vitit ose në çdo moment që kërkoni të rrisni karrierën apo biznesin tuaj.

Lexoni: Si të ndërtoni brandin tuaj personal në LinkedIn

BusinessMag në këtë artikull iu sjell 8 aktivitete të përditshme mjaft të thjeshta që ju mund dhe duhet t’i filloni t’i bëni sa më parë.

1. Kontrolloni mesazhet tuaja

Shumë persona kanë një llogari të hapur në LinkedIn, por që nuk hynë me muaj të tërë dhe madje as nuk iu përgjigjen mesazheve të dërguara. Por duhet ta dini që njerëzit shikojnë për persona që u përgjigjen mesazheve.

2. Lexoni kryefaqen tuaj të lajmeve

Merrni pak çaste për të lëvizur nëpër kryefaqen tuaj të lajmeve. Si do ta merrni vesh tjetër se çfarë postojnë personat me të cilët jeni lidhur?

3. Bëjini like gjërave që të tjerët shpërndajnë

Po shikoni që dikush ka ndarë apo publikuar një artikull apo ndonjë histori interesante? Nuk ju kushton asgjë që të bëni një like. Ky është Facebook juaj profesional, në fund të fundit.

4. Ndani diçka vetë

Ndani postimin e dikujt tjetër ose një lajm për industrinë ose profesionin tuaj. Shtojini disa komente rreth asaj që keni mësuar ose pse mendoni se të tjerët do ta vlerësojnë atë.

Lexoni: Kjo është puna më e kërkuar, sipas LinkedIn

5. Përgëzojini të tjerët

Përgjigjuni njoftimeve të reja për punë dhe mesazheve të urimit. Ju mund të dërgoni atë që LinkedIn sugjeron ose fitoni disa pikë bonus duke marrë disa sekonda shtesë nga koha juaj për të shkruar një mesazh vetë.

6. Rezervoni data për t’u takuar personalisht

Mos harroni se si apo pse jeni lidhur me disa njerëz? Nuk i keni parë të tjerët për ca kohë? Dërgojuni mesazh tani dhe pastaj sugjerojuni që të rilidheni personalisht për një kafe. Shërben për të qëndruar në kontakt edhe në jetën reale me ta.

7. Vlerësoni dikë për aftësitë e tyre

Duhen vetëm disa klikime për të vlerësuar dikë për aftësitë e tyre duke filluar nga lidershipi në blogging, marketing dhe më shumë. Është e mrekullueshme ndërsa iu rikthehet në favorin tuaj kur kontaktet ju vlerësojnë për aftësitë tuaja. Mjafton kjo gjë e thjeshtë që dita juaj të bëhet më e mirë. Bëjeni këtë për dikë tjetër.

Lexoni: Ervis Trupja, i pari nga Shqipëria me kursin e tij online në LinkedIn

Shënoni në kalendarin tuaj

Dëshironi të siguroheni që të mbani mend për të bërë gjërat e mësipërme? Vendosini në kalendarin tuaj, sepse nëse janë aty, ato do të realizohen çdo ditë.

burimi: inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0