6 fraza që do t’ju ndihmojnë të shisni idetë tuaja


Gjetja e fjalëve të duhura kur i shisni idetë tuaja është kritike. Nëse po bëni pitch për një klient, apo po flisni me një kolegun tuaj në korridor, duhet të tregoni se ju besoni në atë që po thoni.

Lexoni: 9 fraza që liderët efektivë u thonë punonjësve për t’i motivuar

Ndryshimet e vogla në të shprehur mund të duken të parëndësishme, por përfshirja e këtyre gjashtë frazave mund t’ju ndihmojë të komunikoni sa më mirë.

“Unë besoj”

Mënyra më e thjeshtë dhe më e fuqishme për t’u treguar se ia vlen të investojnë tek ideja apo projekti juaj është kur përdorni shprehjen “Unë besoj”. “Unë besoj” është një zgjedhje shumë më e fortë sesa fjala “Unë mendoj”. Ndërsa “Unë mendoj” na bën të mendojmë se personi që flet ende nuk është i sigurtë ose po e mendon akoma, “unë besoj” është një deklaratë bindëse.

“Unë e di”

Një tjetër përforcim i besimit është shprehja “Unë e di”. Sot ekziston një theks i madh në përulësinë e udhëheqjes dhe disa njerëz mund të ngurrojnë ta përdorin “Unë e di”. Megjithatë, nëse udhëheq një ekip dhe dikush thotë, “Unë nuk jam i sigurtë se mund ta mbaroj raportin në kohë,” një udhëheqës i mirë duhet të përgjigjet, “Unë e di që mundesh,” ose,”Unë e di që do të bësh më të mirën tënde”.

“Jam i sigurtë”

Kur dëgjoni dikë që thotë: “Unë kam besim se ky plan do të funksionojë”, ju do të dëgjoni me kujdes atë që vijon dhe ndoshta e konsideroni propozimin më seriozisht. Në mënyrë të ngjashme, nëse i thoni shefit tuaj: “Unë jam i bindur se kjo konferencë do të angazhojë plotësisht ekipin tonë”, ai mund t’ju pyesë se pse ndiheni kaq të sigurtë dhe kjo do t’ju japë një mundësi për t’ia shitur idenë tuaj. “Unë jam i sigurtë” ofron një mënyrë të natyrshme për të prezantuar një iniciativë.

“Ju siguroj”

Duke përdorur shprehjen “Unë ju siguroj” gjithashtu tregon bindjen tuaj. Disa udhëheqës mund të thonë “Nuk jam i sigurtë për këtë” ose “Mund të jetë kjo”, për t’i dhënë audiencës një ndjenjë se ata janë të sinqertë në ndarjen e dyshimeve të tyre. Por fraza të tilla janë shembuj të udhëheqjes së dobët.

Lexoni: Fraza me 3 fjalë që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më shpejt, sipas Jeff Bezos

Në vend të kësaj, provoni të përdorni, “Unë ju siguroj.” Fraza si: “Ju siguroj se mund ta realizojmë këtë” janë ndërtues të vërtetë të besimit. Edhe kur nuk jeni të sigurtë për diçka, mund të thoni: “Ju siguroj se do të marrim vendimin e duhur”.

“Unë parashikoj”

Kjo shprehje ju lejon të transportoni audiencën tuaj nga e tashmja në të ardhmen. Për shembull, nëse po bëni një review të performancës të dikujt në ekipin tuaj, mund të thoni: “Unë parashikoj një trajektore të fortë të karrierës për ju në reklamim dhe kam besim se do të bëni një punë të mirë”. Një deklaratë e tillë ofron një perspektivë të imazhit të mirë.

Ju gjithashtu mund ta përdorni këtë shprehje kur flisni për të ardhmen e një projekti ose një programi. Për shembull, “Unë parashikoj se ky program do të na fitojë shumë klientë të rinj.” Një gjuhë e tillë tregon se keni investuar plotësisht në një realitet të ardhshëm.

“E kuptoj”

Kjo shprehje është më e ndërlikuar, por shërben për të njëjtin qëllim si frazat e tjera. Kur dikush ju thotë: “E kuptoj,” ju tregojnë se ata kanë dëgjuar, kuptuar dhe besojnë në atë që po thoni. Kjo është një përgjigje e fuqishme, sepse siguron folësin që qëllimi i tij është regjistruar.

Lexoni: 8 fraza që njerëzit e zgjuar nuk i përdorin kurrë gjatë një bisede

Këto gjashtë shprehje formojnë mendimin e auditorit tuaj duke u dhënë atyre një shije të bindjes suaj. Njerëzit do të marrin një sinjal nga një gjuhë e tillë, prandaj përdorini shpesh këto shprehje dhe do të shikoni që të tjerët do ju përgjigjen pozitivisht.

burimi: FastCompany

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale