4 zakone të jetës së përditshme që do t’ju bëjnë të suksesshëm - Business Magazine Albania

4 zakone të jetës së përditshme që do t’ju bëjnë të suksesshëm


Ashtu si presioni i bashkëmoshatarëve, zakonet mund t’ju çojnë drejt gjërave ‘idiote’ ose ju nxisin për arritje të mëdha. Kultivimi i këtyre katër zakoneve do t’ju ndihmojë të bëheni më të mirë.

Një industri e tërë ka nisur të merret me suksesin. Plot libra vijnë në ndihmë për suksesin, madje organizohen edhe shumë konferenca motivuese. Por, përmirësimi nuk kërkon para dhe nuk ka një formulë të patentuar dhe të markuar për sukses. Ju duhet thjesht të bëni disa gjëra të vogla për veten tuaj.

Lexoni: Zakonet e dëmshme që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Thyerja (dhe Krijimi) i Habit Loop (Cikli i zakoneve)

Çdo veprim i përsëritur që ne bëjmë në jetën tonë të përditshme, të mirë apo të keq, është një zakon që e kemi ndërtuar me kalimin e kohës. Sipas Charles Duhigg, autor i “The Power of Habit” thotë se kjo ndodh për shkak të një modeli tre-hapash që ai e quan “Habit Loop”. Pjesa vendimmarrëse e trurit shkon në një lloj gjumi kur fillon Habit Loop, prandaj vazhdojmë edhe me sjelljet problematike.

Ndërsa kjo është diçka e mirë për ato zakone të shëndosha për ndërtimin e suksesit, nuk është mirë për sjelljet negative. Lajmi i mirë është se ka një mënyrë për të thyer këtë Habit Loop.

Ajo që duhet është ndryshimi i mjedisit që normalisht vë në dukje këtë. “Nëse doni të hiqni dorë nga duhani,” thotë Duhigg, “duhet të ndaloni pirjen e duhanit gjatë kohës që jeni me pushime – sepse të gjitha shenjat e tua të vjetra nuk ekzistojnë më. Në këtë mënyrë ju mund të formoni këtë model të ri dhe të shpresoni ta mbani atë në jetën tuaj.”

Por cilat janë zakonet që kanë më shumë nevojë për një rregullim? Mundohuni të punoni me këto zakone dhe do të jeni në rrugë të mbarë drejt një jete më të suksesshme:

1. Mos flisni shumë

Disa nga shtyllat kryesore të suksesit – të mësuarit, ndërtimi i marrëdhënieve, krijimi i lidhjeve – kanë një gjë të përbashkët: Ju nuk do t’i përmbushni ato nëse jeni i vetmi person që flet. Trajnimi i vetes për të dëgjuar gjatë një takimi në të vërtetë do t’ju bëjë më efektivë sesa përgatitja për të mbajtur fjalimit tuaj të radhës.

Tom Peters, autor i suksesshëm dhe shkrimtar i “Dividendit të Përsosmërisë”, në të vërtetë shkruan fjalën “DËGJO” në dorën e tij si një kujtesë për të kaluar mikrofonin gjatë takimeve. Dëgjimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në një mjedis biznesi, ku shitësit priren të përgatisin pitching e tyre të ardhshëm në vend që të dëgjojnë klientin. Trajnoni trurin tuaj për t’u përqëndruar në atë që të tjerët po ju tregojnë.

Lexoni: 9 zakone që do t’ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj

2. Lexoni sa më shumë që të mundeni

Kjo mund të duket klishe, por ka një arsye pse të qenit person që lexoni shumë konsiderohet një kompliment. Një studim i Universitetit të Edinburgut dhe të King’s College zbuloi se ekziston një lidhje e fortë midis leximit të mëhershëm tek fëmijët dhe funksionit më të lartë konjiktiv. Ata që lexojnë gjatë kohës së lirë raportojnë të kenë më pak stres dhe jetë më të lumtur, sipas një studimi nga Universiteti i Liverpool.

Edhe më mbresëlënës, një studim i botuar në Neurology, i cili tregoi se të moshuarit që kishin marrë pjesë në aktivitete të rregullta mendore si leximi gjatë jetës së tyre kishin më pak gjasa të zhvillonin pllakat e trurit që shkaktojnë demencë dhe Alzheimer, që do të thotë se akti i thjeshtë i leximit mund të ketë ndihmuar në mbajtjen e kujtimeve të tyre të mprehta në moshë të vjetër.

3. Bëni një pushim

Pse mendoni se Calm – një aplikacion që përmban tregime gjumi të lexuara nga Stephen Fry dhe Anna Acton – ishte aplikacioni i vitit i Apple gjatë 2017? Kjo është e gjitha në funksion të mendjes dhe nxitjes së qetësisë së trurit tuaj. Edhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, tha në një intervistë me Thrive Global se ai bën të paktën tetë orë gjumë çdo natë, kështu që nuk ka asnjë arsye që ju nuk duhet të prioritizoni një rutinë të shëndetshme të syve të mbyllura.

4. Rishikoni marrëdhëniet tuaja

Një nga parashikuesit më të mëdhenj të shëndetit, lumturisë dhe jetëgjatësisë nuk ka të bëjë aspak me ndalimin e pirjes së duhanit ose ngrënien e mëngjesit. Përkundrazi, ka të bëjë me kultivimin e marrëdhënieve më të forta dhe më të përmbushura me të tjerët.

Një studim prej tetë-dekadash i vazhdueshëm i Universitetit të Harvardit tregon një korrelacion të fortë midis marrëdhënieve të shëndetshme dhe individëve të shëndetshëm. Përmirësimi jo vetëm i sasisë së marrëdhënieve tuaja, por cilësia e tyre do të ndikojë shumë për të siguruar një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Lexoni: 6 zakone të sigurta që do t’ju bëjnë një lider të paharrueshëm sot ose nesër

Duke ndërmarrë këto hapa të vegjël, ju do t’i hapni vetes një rrugë të qartë drejt lumturisë dhe përmbushjes që keni kërkuar gjithë jetën tuaj.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0