6 zakone të sigurta që do t’ju bëjnë një lider të paharrueshëm sot ose nesër - Business Magazine Albania

6 zakone të sigurta që do t’ju bëjnë një lider të paharrueshëm sot ose nesër


Nëse e projektoni veten tuaj në një rol udhëheqës, tani apo në të ardhmen, apo e gjeni veten duke menaxhuar njerëz, tek një lidership i jashtëzakonshëm shfaqen disa shenja të padiskutueshme.

Shumë nga këto karakteristika të udhëheqësit, të cilat përcaktojnë progresin dhe fitimet e kompanisë nuk mësohen saktësisht në shkollat e biznesit dhe nuk janë të modeluara nëpër kompanitë.

Nëse mendoni se karizma, “prani ekzekutive” apo autoritet është rruga e duhur, nuk po flasim për këtë.

Ja 6 tipare të liderit të vërtëtë:

Lidër që nuk druhet ta ketë gabim

Liderët mbresëlënës, nuk janë ata që mendojnë se kanë gjithnjë të drejtë, por kur nuk druhen ta kenë gabim. Ndryshe nga shefat e vetëbindur, që e theksojnë pozicionin e tyre dhe shpërfillin mendimin ndryshe, udhëhëqesi që nuk harrohet, tërhiqet me mirësi kur rezulton se e ka gabim.

Për ta, është më e rëndësishme të gjesh se çfarë është e drejtë, se të jesh i drejtë.

Lider që dëgjojnë më shumë se ç’flasin

Doni të dëgjoni një lider të pasigurt në punë? E lehtë, dëgjoni brengat e tij, maskë për pasiguritë e tij. Udhëheqësit e sigurt e dinë çfarë mendojnë. Ata duan të dinë çfarë mendoni ju. Ata bëjnë pyetje të tilla: si është bërë diçka, çfarë ju pëlqen rreth asaj, çfarë do të donit për të qenë më mirë, më produktivë. Sigurisht ata mund të dinë plot gjëra, por kërkojnë të dinë më shumë nga skuadra e tyre duke dëgjuar idetë, sugjerimet dhe perspektivat e tyre mbi gjërat.

Udhëheqës që përçojnë vëmendje tek të tjerët

Dëshironi rrugën e shpejtë për udhëheqje të paharruar? Ndaloni së kërkuara lavdinë, por sigurohuni që punonjësit po ju ndjekin. Ju e bëni këtë duke ndezur dritën tek ta, duke festuar arritjet e tyre, çka i ndihmon në rritjen e besimit tek vetja dhe rritjen e besimit të tyre tek ju.

Lider që kërkojnë këshilla

Një udhëheqës i paharruar që do të ndiqet në mënyrë besnike, kërkon këshilla e kontribut nga rrethi i tij i besuar. Këtu mund të përfshihen edhe punonjës me vlerë që raportojnë tek shefi. Udhëheqës të tillë e rrethojnë veten me disa mentorë e këshilltarë tek të cilët mund të mbështeten për drejtimin e jetës dhe biznesit.

Lider që u japin pronësi punonjësve

Një lidër i vërtetë investon në marrëdhënie të ngushta, ndërton besim në mënyrë të vazhdueshme, dhe i bën anëtarët e grupit të ndihen sikur po investojnë në biznes. Ky lider u jep punonjësve pronësi dhe e angazhon fuqinë punëtore në mënyre sipërmarrëse.

Kur njerëzit bëhen aksionerë me punën e tyre, si partner në biznes, kënaqësia e punonjësve rritet dhe bëhen ndjekës besnikë.

Lidër që janë mirënjohës për kontributin e të tjerëve

Një lider i paharrueshëm e njerëzor, nuk fluturon asnjëherë vetëm apo luan për emrin në anën e pasme të trikos. Ai gjithmonë i pranon sukseset si një përpjekje të ekipit. E ka prioritet njohjen e punës së njerëzve si në publik dhe privatisht. Një punonjës që e sheh drejtuesin në veprim duke mos kërkuar lavdi për veten, por duke ngritur njerëzit e tij, zakonisht do të jetë më i gatshëm të ndjekë udhëheqësin e tij.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0